
Albin Kurti nuk do të marrë pjesë në takim me Vuçiç më 11 maj
Dritare.net
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk do të marrë pjesë në takim me Aleksandër Vuçiç, planifikuar të mbahet më 11 maj. Kurti tha se do të shkojë në Bruksel për drekë apo darkë pune, por jo për të takuar Vuçiç.
“Unë nuk marr pjesë në atë takim për të cilin nuk e kam konfirmuar paraprakisht pjesëmarrjen. Ajo çka mund të konfirmoj është se do të vij në Bruksel për ndonjë drekë ose darkë punë të konfirmuar nga Borrell ku bëjnë pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor. Vizita që e kemi këtu dy ditë është në kuadër të marrëdhënieve tona bilaterale, që na nevojiten edhe më shumë marrëdhëniet e tilla të forcuara dhe takimet e tilla të rajonit para se të fillojmë kapitullin e ri të dialogut që duhet të jetë i përgatitur mirë edhe me parime pasi nuk e kemi komoditetin për dështime të reja”, ka thënë Kurti. Takimi në Bruksel i planifikuar të mbahet më 11 maj zhvillohet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. /L.F-dritare.net

















