Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Albin Kurti kundër Vjosa Osmanit: Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit, antikushtetues

Albin Kurti kundër Vjosa Osmanit: Dekreti për shpërndarjen e

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se është Gjykata Kushtetuese ajo që duhet të thotë fjalën e saj, nëse duhet të ketë zgjedhje të reja apo jo. Ai ka thënë se dekreti i presidentes Vjosa Osmani për të shpërndarë Kuvendin është jokushtetues.

“Dekreti për shpërndarjen nuk është kushtetues sepse kompetenca për shpërndarjen e Kuvendit mund të ushtrohet vetëm në rastet e paracaktuara shprehimisht nga Kushtetuta”, ka thënë ai.


Kurti ka thënë se zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje. Kurti tha se nuk pret ndryshime të mëdha në rast se mbahen zgjedhjet e reja.


“Po shoh edhe zell për zgjedhje të reja, që do të na marrin kohë më shumë. Nuk shoh prej tash se si mund të jenë zgjidhje. Duhen 80 vota për zgjedhjen e presidentit. Nuk mund të presim që të fillojmë zgjedhjet e reja në fushata të përsëritura ku tash duhet të themi se unë i marrë 80 deputetë së paku. Nuk është çështja te 61-shi, por te 80-shi. Nuk besoj që zgjedhjet e përsëritura janë zgjidhje, do të jenë vazhdimësi e agonisë legjislative institucionale në përgjithësi, që është e panevojshme përveç se e padrejtë. Zgjedhjet do të kushtonin 10 mln euro për ta përsëritur rezultatin. Mund të ketë lëvizje të vogël, por s’shoh diferenca të mëdha. Po e presim aktgjykimin që për brenda këtyre 60 ditëve ta përmbyllim procesin e zgjedhjes së presidentit”, ka thënë Kurti./K.C/dritare.net