Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Albin Kurti kërkon hapjen e arkivave serbe

Albin Kurti kërkon hapjen e arkivave serbe

Kryeministri Albin Kurti, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, ka kërkuar hapjen e arkivave të shtetit serb për krimet e kryera ndaj shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë, si dhe mbështetjen ndërkombëtare për këtë.

“Nuk ka kufomë, nuk ka krim’, ishte strategjia e shtetit të Serbisë për fshehjen e krimeve të kryera mbi shqiptarët në Kosovë. Kjo strategji vazhdon të zbatohet edhe sot nga trashëgimtarë politikë të Millosheviqit në Beograd. Sot përsëritëm kërkesën tonë për hapjen e arkivave në Serbi. Bazuar në marrëveshjen e arritur më 2 maj 2023 në Bruksel, tashmë kemi dërguar disa kërkesa zyrtare për hapjen e arkivës së Brigadës 37 të Motorizuar të ushtrisë së Jugosllavisë, përgjegjëse për shumë masakra në Kosovë, sidomos në rajonin e Drenicës. Sot, sikur çdo ditë si Qeveri ritheksojmë zotimin tonë për të mos reshtur së kërkuari drejtësi për krimet e luftës dhe të vërtetën për 1595 persona të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë”, tha Kurti./L.F-dritare.net