Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Albin Kurti infektohet me koronavirus!

Albin Kurti infektohet me koronavirus!

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është infektuar me Covid-19. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në rrjetet sociale. Nisur nga simptomat, ai ka kryer testin dhe ka rezultuar pozitiv. Kurti tregon se deri më tani po përjeton simptoma të lehta. Për dy javë ai do të qëndrojë në izolim në shtëpi.

“Të nderuar anëtarë të Lëvizjes e qytetarë të Republikës, Parmbrëmë kisha disa simptoma: dhimbje koke të lehtë, pak kollë dhe dhimbje e skuqje të syve. Dje jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Në dy javët në vijim do të qëndroj në vetëizolim.

Gjithë të mirat,Albini!”, shkruan Kurti në rrjetet sociale.

Albin Kurti infektohet me koronavirus!