
Albin Kurti: Duhet të zgjedhim presidentit, përndryshe shkojmë sërish në zgjedhje!
Dritare.net
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se në rast se nuk plotësohen votat për të zgjedhur presidentin e ri atëhere vendi shkon sërish në zgjedhje.
"Situata me pandeminë e COVID-19 është e rëndë, kur e kam lënë detyrën me 3 qershor të vitit të kaluar qasja jonë ka qenë ngritje fillestar edhe mbyllje graduale. Ta keni parasysh, problemet që I kemi në sektorin e energjisë janë probleme të mëdha e të trashëguara nga e kaluara, e kemi e evidentuar problemin, por s’mund ta eliminojmë shkakun pasi janë të mëdha gabimet që janë trashëguar. Është e domosdoshme që të kemi konstituimin e institucioneve dhe atë të presidentit, në mënyrë që të kemi mandatin 4-vjeçar, përndryshe shkojmë në zgjedhje”, tha Kurti.Ndërkohë pritet të mbahet një tjetër mbledhje e qeverisë brenda ditës së sotme./M.M-dritare.net

















