Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Albin Kurti: Do të vazhdoj detyrën deri në krijimin e qeverisë së re

Albin Kurti: Do të vazhdoj detyrën deri në krijimin e

Në mbledhjen e 258 të Qeverisë Kurti, e zhvilluar këtë të mërkurë, Kryeministri Albin Kurti tha se qeverisja e tij do të vazhdojë deri në formimin e qeverisë së re, në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën e vendit.

"Konstituimi i Kuvendit u pamundësua sepse partitë opozitare nuk votuan për verifikimin e mandateve të deputetëve të tyre. Ata që nuk pranuan formalisht mandatet po kërkojnë nga unë që formalisht të mos jem Kryeministër. Qeveria jonë është në detyrë, pavarësisht se efektivisht kemi dhënë dorëheqjen që nga 23 marsi i këtij viti, kur kemi përmbushur mandatin, por që nga ajo ditë e deri në zgjedhjen e qeverisë së re nga legjislatura e 9-të, Qeveria jonë ushtron të gjitha përgjegjësitë e pushtetit ekzekutiv në bazë të legjislacionit në fuqi.

Ne e dimë se ligji është i qartë, një qeveri në udhëheqje vazhdon detyrat e saj deri në zgjedhjen e qeverisë së re. Kemi funksione të kufizuara, por kurrë nuk mund të ketë ndalim të funksionimit të qeverisë. Kemi shembuj të presidentëve dhe kryeministrave të kaluar, siç ishte Thaçi, Haradinaj dhe Hoti, të cilët kanë qëndruar në detyrë deri në krijimin e qeverive të reja.

Ne po vazhdojmë të veprojmë në interes të qytetarëve, duke ecur përpara dhe duke mbajtur shtetin të funksionojë. Të gjithë duhet të besojnë se Kosova po ecën përpara në të gjitha aspektet e zhvillimit,” përfundoi Kurti.

Kujtojmë që kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit, në mënyrë që të mund të bëjë betimin si deputet i legjislaturës së nëntë./L.F-dritare.net