Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës!

Alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës!

Një kërcënim për bombë në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” vuri në lëvizje policinë e Kosovës.

Përmes një njoftimi policia bën me dije se menjëherë ka dalë në vendngjarje, duke ndërmarrë masat e nevojshme për ta siguruar lokacionin, derisa ka evakuuar edhe personat që ndodheshin në aeroport.

Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara e cila përmes një postimi në Facebook bëri të ditur se udhëtarët dhe personeli i aeroportit janë evakuuar dhe ekipet e emergjencës po kryejnë detyrën.

Kjo nuk është hera e parë që ka pasur kërcënime për bombë në këtë aeroport, ndërsa që të gjithë kanë rezultuar alarme të rremë./Xh.Xh/dritare.net