Aksion i gjerë në Kosovë, arrestohen 11 zyrtarë të korruptuar në 6 komuna!
Dritare.net
11 persona, 3 zyrtarë komunash dhe 8 përfitues subvencionesh kanë përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, pas një aksioni në gjashtë komuna të vendit ditën e sotme.
Aksioni është zhvilluar në Pejë, Istog, Deçan, Viti , Suharekë dhe Ferizaj, dhe për 11 të arrestuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Sektori i Hetimeve të Korrupsionit, pas hetimeve disa mujore të realizuara në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, nën dyshimin për keqpërdorime në Agjensionin për Zhvillimin e Bujqësisë, sot më 29.06.2022, kanë organizuar operacionin policor në disa komuna të Republikës se Kosovës (Pejë, Istog, Deçan, Viti Suharekë dhe Ferizaj).
Të arrestuarit, dyshohet së janë përfshirë në veprat penale: ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar’, ‘marrja e ryshfetit’, ‘dhënia e ryshfetit’, ‘mashtrimi me subvencione’ ‘falsifikimi i dokumenteve zyrtare’ dhe ‘pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare’.
Tre nga të arrestuarit janë persona zyrtar, ndërsa tetë persona të dyshuar janë përfitues subvencionesh të cilët dyshohet se kanë përfituar subvencione përmes dhënies së ryshfetit dhe falsifikimit të dokumenteve./M/K/dritare.net