Aksidentohet në Serbi një autobus nga Kosova, 9 të lënduar
Wednesday 12 January 2022, 10:10
Dritare.net

Një autobus i linjës Prishtinë-Graz është aksidentuar mbrëmjen e shkuar në afër Krushevcit, në Serbi. Nëntë persona janë lënduar. Ata po marrin trajtim spitalor ndërsa të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Sot kompania Zhitia Tourist njoftoi se të nëntë personat nuk kanë lëndime serioze dhe pasagjerët që ishin në autobus tashmë janë rrugës për në Slloveni. Sipas kompanisë shkak i aksidentit ishte moti dhe rrugët e ngrira./L.F-dritare.net