Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Aksidenti tragjik në Bullgari, eksperti shpjegon rrethanat e ngjarjes!

Aksidenti tragjik në Bullgari, eksperti shpjegon rrethanat e ngjarjes!

Eksperti Faton Bunjaku, ka folur lidhur me tragjedinë që ka ndodhur në Bullgari. Në bazë të deklaratave të dëshmitarëve, së pari ka ndodhur aksidenti e më pastaj ka marrë flakë mjeti.

“Autoritet e Bullgarisë kanë marrë të gjitha masat, sikur edhe po shihet. Në bazë të deklaratës q nga dëshmitari që arriti të mbijetojë, flitet për një aksident ku fillimisht kishte ndodhur aksidenti e pastaj ka marrë flakë autobusi”, ka thënë ai.

“Vet fakti që autobusi është furnizuar me lëndë djegëse dhe rezervuarin e ka tek ana e djathtë e përparme. Edhe po shihet se kjo pjesë është e dëmtuar. Autobusi ka pasur një lëvizje të njëtrajtshme. Në bazë të asaj udhëtari nuk ka mundur të reagojë. Ka plasur goma e pastaj vjen zjarri.

Pyetja shtrohet se nga ka mundur të vijë zjarri. A mund të ndizen shkëndija të zjarrit nga kontakti i diskut të rrotës me pjesën metalike. Kur është deformuar autobusi, a është i izoluar rezevari? Kur ka qenë e deformuar aty ka pasur grimca të vogla të shpërndara të cilat kanë mundur të ndizen lehtësisht në kontakt. Pyetja tjetër që do të hetohet është se si ka mundur të ndodhë aksidenti. Rregulloret e parashohni qartë se sa kohë ka të drejtë një ngasës të vozisë dhe sa të pushojë. Nuk mund të dijmë sa ishte shpejtësuia në ecje e autobusit”, përfundoi eksperti./M.T/dritare.net