Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Aksidenti tragjik/Autobusi pa licencë për transport ndërkombëtar

Aksidenti tragjik/Autobusi pa licencë për transport

Hetimi nga autoritetet bullgare ka zbuluar disa parregullsi në punën e kompanisë së transportit “Besa Trans”, pronë e të cilës ka qenë autobusi që shpërtheu në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bullgari. Kompania ka pasur licencë për transport ndërkombëtar por jo licencë për automjetin ku po udhëtonin 53 udhëtarët.

“Për shkak të dëshmive të deritanishme se transportuesi ka bërë transport pa certifikatë licence për automjetin përkatës, në bazë të nenit 12, paragrafi 2, të ligjit të Transportit Rrugor, Ministria e Transportit ka filluar procedurë për marrjen e licencës së punës. Gjithashtu, Qeveria ka angazhuar inspektoratin e transportit të bëjë inspektime të jashtëzakonshëm të punës së kompanisë”- tha ministri i Transportit, Bllagoj Boçvarski./L.F-dritare.net