
Aksident tragjik në Kroaci, humbin jetën nënë e bijë nga Kosova!
E Shtunë 5 Gusht 2023, 20:08
Dritare.net
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kroaci ku për pasojë kanë humbur jetën nënë e bijë nga Kosova. Aksidenti ka ndodhur një natë më parë, ndërsa sot janë identifikuar viktimat, identitetet e të cilëve nuk janë publikuar.
Në aksident humbi jetën edhe një 33-vjeçar nga zona e Zarës, Kroaci.
Familja nga Kosova udhëtonte me një mjet tip BMW e cila nga përplasja është kthyer përmbys. Ndërkohë në gjendje të rëndë ndodhet babai bashkë me të birin./L.F-dritare.net

















