Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Abazoviçi ofron ristrukturimin e qeverisë, 9 deputetë nënshkruajnë iniciativën!

Abazoviçi ofron ristrukturimin e qeverisë, 9 deputetë

Nëntë deputetë të Lëvizjes Ura dhe Partisë Socialiste popullore të Malit të Zi kanë nënshkruar iniciativën për ristrukturimin e Qeverisë së Dritan Abazoviçit.

Kjo iniciativë, e cila erdhi gjatë seancës ku po diskutohet mocioni për votimin e mosbesimit të Qeverisë së Dritan Abazoviçit, përmban parimet mbi të cilat duhet të bazohet qeveria e re, dhe i bën thirrje të gjitha partive parlamentare t’i bashkohen iniciativës, përveç atyre që kanë iniciuar mosbesimin ndaj Qeverisë. Referuar dokumentit të nënshkruar nga nëntë deputetë, i cili është publikuar nga Abazoviçi, bisedat për ristrukturimin e ekzekutivit malazez do të nisin pas përfundimit të seancës së Kuvendit të Malit të Zi.

Parimet e dokumentit të nënshkruara përfshijnë: forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, reformën zgjedhore dhe reformat ekonomike, me qëllim të përmirësimit të standardit jetësor, integrimet evropiane, bashkëpunimi rajonal dhe përgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Paraprakisht, pas katër orë e gjysmë diskutimi për rrëzimin e Qeverisë së kryeministrit, Dritan Abazoviç, në Kuvendin e Malit të Zi është dhënë pushim me kërkesë të Frontit Demokratik (FD)./M.T/dritare.net