Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

25 vite nga çlirimi i vendit, Kurti: Bashkimi Evropian është familja që synojmë!

25 vite nga çlirimi i vendit, Kurti: Bashkimi Evropian është

Kryeministri Albin Kurti sot në 25-vjetorin e çlirimit të vendit u shpreh se Kosova qëndron krah aleatëve ashtu si ditën e parë. Kurti theksoi se tani synimi Kosovës është Bashkimi Evropian dhe NATO.

“Përtej teknikaliteteve ushtarake dhe të së drejtës ndërkombëtare, rezultati de facto i atij misioni ishte çlirimi i Kosovës nga trupat serbe. Detajet e mëtutjeshme dhe faktet e regjistruara të ngjarjeve të atyre ditëve i takojnë historisë dhe historianëve, por pikërisht nga kjo histori duhet nxjerrë mësime siç edhe kemi bërë nga atëherë e deri më sot. Dhe kjo kuptohet më së miri nga rreshtimi gjeopolitik dhe gjeostrategjik i vendeve tona sot. Sikur atëherë, edhe tani, Serbia rri e rreshtuar prapa Rusisë, ashtu siç Rusia qëndron prapa shumë veprimeve të Serbisë.

Kurse shteti ynë, Kosova dhe populli i saj, bashkë me Shqipërinë, në vazhdimësi ka shkuar duke i forcuar lidhjet dhe aleancën e saj me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me Britaninë e Madhe, me Gjermaninë dhe Turqinë, me Francën dhe Italinë dhe me vendet e tjera partnere perëndimore.

Bashkimi Evropian është familja jonë e synuar politike, kurse NATO-ja është destinimi ynë ushtarak. Andaj sot po e shënojmë 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës duke qëndruar bashkë me aleatët tanë njësoj si më 12 qershor dhe njësoj si në ditët e para të çlirimit”, tha Kurti./M.K-dritare.net