
22 viktima nga Covid-19, për 24 orë në Kosovë
E Enjte 3 Dhjetor 2020, 00:12
Dritare.net
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë informon se në 24 orët e fundit 22 persona kanë humbur jetën nga Covid-19. Ndërsa numri i rasteve të reja është 627.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 22 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 9 raste (87, 80, 79, 79, 79, 75, 74, 74, 60 vjeç), Mitrovicë 2 raste (79, 77 vjeç), Prizren 2 raste (82, 77 vjeç), Gjakovë 2 raste (76, 60 vjeç), Istog 2 raste (84, 65 vjeç), Pejë 1 rast (72 vjeç), Klinë 1 rast (62 vjeç), Suharekë 1 rast (78 vjeç)”, thuhet në njoftim./K.C/dritare.net

















