
17 të lënduar, prej tyre 14 vajza, si ndodhi sherri në Prishtinë!
Dritare.net

Ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mesnatës në një lokal në Prishtinë, ku një person ka humbur jetën dhe janë plagosur 17 të tjerë.
Sipas mediave kosovare, ngjarja ka ndodhur pak para mesnate, rreth orës 23:30 në lokalin e njohur “Bon Vivant” i cili ndodhen në rrugën “Rexhep Luci” në qendër të Prishtinës, ku si pasojë e të shtënave ka humbur jetë një person.
Bëhet me dije se ‘përleshja’ me armë ka ndodhur pas një mosmarrëveshje, ku policia e Kosovës sqaron se të plagosur kanë mbetur 3 burra dhe 14 gra.
Njoftimi i policisë kosovare:
Rr. Xheladin Hana, Prishtinë 04.08.2023-20:17. Dyshohet se pas një mosmarrëveshje në një lokal, në mes të disa të dyshuarve meshkuj kosovarë, janë përdorur edhe armë zjarri (të shtëna me armë zjarri), si pasojë e kësaj lëndime trupore kanë pësuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (nga arma e zjarrit), ndërsa si pasojë e thyerjeve të gotave–shisheve të qelqit lëndime kanë pësuar 17 persona, prej tyre tre meshkuj dhe 14 femra. Katër të dyshuarit mbeten të hospitalizuar në QKUK dhe me vendim të prokurorit ndalohen (nën përkujdesje të policisë). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore dhe njësia K-9, në vend-ngjarje janë gjetur katër gëzhoja dhe njolla gjaku. Një i dyshuar mashkull gjendet në arrati./m.k-dritare.net

















