1 vit nga sulmi në Banjë! Kosova përkujton vrasjen e rreshterit Afrim Bunjakut!
Dritare.net
Sot një vit më parë në fshatin Banjë të Zveçanit, një grup i armatosur i prirë nga ish-politikani Millan Radoiçiç sulmoi policinë e Kosovës.
Nga ajo kohë deri më sot kanë ndodhur shumë zhvillime. Radoiçiç pranoi organizimin dhe pjesëmarrjen në sulm, ai u hetua në Beograd dhe në Prishtinë ku ndaj tij dhe 44 personave tjerë u ngrit aktakuzë për veprimtari terroriste. Por ende dhe sot banorët vazhdojnë jetojnë me misterin e sulmit të 24 shtatorit.
Presidentja Vjosa Osmani ka nderuar efektivin e vrarë Afrim Bunjakun, i cili ra dëshmor për të mbrojtur territorin e vendit.
“Sot një vit, Rreshteri Afrim Bunjaku ra dëshmor, për të treguar edhe një herë, siç kemi dëshmuar ndër shekuj, se kjo tokë është atdheu ynë i përjetshëm. Se liria nuk ka çmim. Se Kosova është dhe do të mbetet e pandashme, e liria dhe kufijtë tanë të paprekshëm!
Sot e përgjithmonë!”, shkruan presidentja./M.K-dritare.net