Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Vrasje prag zgjedhjesh në Kosovë/Gjithçka që dihet për ngjarjen e rëndë!

Vrasje prag zgjedhjesh në Kosovë/Gjithçka që dihet

Një tragjedi ndodhi mbrëmjen e sotme në Kosovë, ku dy politikanë u vranë me armë zjarri. Ngjarja ndodhi në afërsi të shkollës së mesme ekonomike “Ali Hadri” në Pejë.

Njëri prej viktimave është kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj ndërsa viktima e dytë është ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Deçanit, Blerand Kadriaj. Ngjarja ka ndodhur pak më shumë se një muaj prej zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 17 tetor.

Burime për mediat e Kosovës, bëjnë me dije se dy viktimat dyshohet të kenë qenë në një lokal dhe për një moment kanë sulmuar njëri tjetrin. Dyshohet se Ademaj e Kadriaj kanë qëlluar me armë drejt njëri-tjetrit.

I plagosur nga shkrepja e armëve ka mbetur vëllai i Astrit Ademajt, Avni Ademaj./L.F-dritare.net