Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Sulm me armë në Shkup, vritet këngëtari shqiptar!

Sulm me armë në Shkup, vritet këngëtari shqiptar!

Një sulm me armë ka ndodhur gjatë natës në Shkup, ku ka ndërruar jetë një person dhe janë plagosur 3 të tjerë. Sipas mediave vendase, si pasojë e të shtënave ka ndërruar jetë këngëtari dhe blogeri, Amar Ismani.

“Të Allahut jemi dhe tek ai do kthehemi. Me zemër të thyer e të pikëlluar ju njoftoj se ka ndërruar jetë djali/vëllau jonë Amar Ismani. Ceremonia e varrimit do të bëhet sot me namazin e Iqindis në xhamin e Cairit, dhe pastaj te varrezat në Butel”, kanë shkruar familjarët në Facebook.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie./M.K-dritare.net