Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Sulm kibernetik ndaj institucioneve të Kosovës/ Qeveria: Erdhën nga jashtë vendit!

Sulm kibernetik ndaj institucioneve të Kosovës/  Qeveria: Erdhën

Institucionet e Kosovës ditëve të fundit janë përballur me sulme kibernetike, të cilat kanë ardhur nga jashtë vendit, por për momentin gjendja është e qëndrueshme, ku shërbimi i internetit si dhe shërbimet tjera online dhe ueb faqet janë funksionale.

kështu ka deklaruar zëdhënësi i qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu. Në një postim në Facebook, Kryeziu ka thënë se sulmi kibernetik nuk ka depërtuar brenda infrastrukturës se rrjetit kompjuterik shtetëror pasi është bllokuar nga pajisjet përkatëse të sigurisë.

“Është identifikuar që sulmi kibernetik ka ardhur nga jashtë Kosovës dhe si target ka pasur IP-në në të cilën kanë qenë të publikuar disa ueb faqe të Institucioneve të Republikës së Kosovës. Ekipi i sektorit të sigurisë kibernetike në Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit në bashkëpunim me ekspertët e jashtëm kanë identifikuar se problemi me shërbimin e internetit është si pasojë e sulmit kibernetik. Agjencia e Shoqërisë së Informacionit, përkatësisht ekipi i sigurisë kibernetike, ka ndërmarrë veprime konkrete me qëllim të tejkalimit të këtij sulmi kibernetik dhe kthimit në funksion të shërbimit të internetit. Për momentin, gjendja është qëndrueshme – shërbimi i internetit si dhe shërbimet tjera online dhe ueb faqet janë funksionale dhe të qasshme. kipi i sigurisë kibernetike në ASHI do të vazhdojë me monitorimin e sigurisë së shërbimeve dhe sistemeve qeveritare dhe do të ndërmarrë masat e nevojshme për mbarëvajtjen e funksionimit dhe sigurinë e tyre" ka thënë Kryeziu./M.K/dritare.net