Horoskopi javor i Akrepit 9- 15 dhjetor 2024 nga Christine Haas
Dritare.net
Ndryshe nga më parë këtë javë nuk do jeni më aq të qetë dhe mund ta ngrini zërin për të fituar ato që ju takojnë. Nëse keni një lidhje, jeta juaj do jetë e mbrojtur. Do e thelloni marrëdhënien me partnerin dhe do krijoni një ambient më të ngrohtë. Falë mbështetjes së Hënës ju beqarët do keni mundësi të mira për takime. Tregohuni modestë dhe do e bëni më shumë për vete personin që do keni afër. Me shëndetin nuk do keni probleme të mëdha. Si rezistenca fizike ashtu edhe ajo morale do jenë të mira. Financat do jenë të paqëndrueshme kështu që shpenzoni me kursim dhe maturi. Në planin profesional do iu jepen mundësi të mira për të hedhur hapa para. Shfrytëzojini sa më shumë që të mundni sepse raste të tilla nuk vijnë shpesh. /dritare.net