Dashi
Këtë javë do ju shkoni gjërave deri në fund dhe nuk do influencoheni nga askush. Në përgjithësi gjërat kanë për t’iu ecur më së miri. Në planin financiar do keni fat me shumicë dhe për këtë duhet të falënderoni yjet. Marsi do ju bëjë të jeni në forme të shkëlqyer fizike. Nuk do prekeni dot as nga virozat e stinës.
Demi
Këtë javë ambienti në jetën tuaj pritet të jetë shumë më i qetë se më parë. Sipas Dritare.net, sektori i financave do jetë i qëndrueshëm dhe aspak problematik. Përfitoni nga situata për te shlyer disa borxhe te hershme. Shëndeti në disa momente do lërë për të dëshiruar. Mund të keni edhe shqetësime nga zemra, të cilat nuk duhet neglizhuar për asnjë lloj arsyeje.
Binjakët
Gjate kësaj jave do preferoni të mendoheni e të reflektoni gjatë para se të hidhni çdo lloj hapi. Të ardhurat do përmirësohen tej mase edhe falë menaxhimit të mire që keni bërë së fundmi, por edhe për shkak të ndihmës së të afërmve. Shëndeti nuk do jetë i shkëlqyer, por as problematik. Mund të keni vetëm shqetësime të vogla.
Gaforrja
Këtë javë nuk duhet t’i përshpejtoni aspak gjërat sepse do futeni në rrugë të gabuara. Me shpenzimet do jeni impulsivë dhe kjo ka për të sjellë probleme të njëpasnjëshme. Nuk do arrini të kryeni dot as shpenzimet më të domosdoshme. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e shkëlqyer. Mund të keni shqetësime nga mëlçia ose stomaku të cilat nuk duhen lënë pas dore.
Luani
Venusi do dërgojë valë të mira për jetën tuaj këtë javë. Dëgjojini këshillat që do iu jepen dhe do përfitoni. Për financat do jetë një javë e trazuar. Shpesh do gjendeni edhe në vështirësi për të kryer shpenzimet. Për shëndet akoma më të mirë duhet të lini sa më parë duhanin, të ushqeheni mirë dhe të mos neglizhoni aktivitetin fizik.
Virgjëresha
Gjatë kësaj jave do jeni më rezistentë dhe shumë më të gatshëm për të bërë gjithçka që do ju sjellë kënaqësi. Perspektivat materiale do jenë të mrekullueshme. Do keni mundësi të kryeni edhe transaksionet që keni dashur. Do jeni në formë të mirë fizike dhe morale. Mirë është që të keni pak më shumë kujdes me ushqimet pikante.
Peshorja
Jupiteri dhe Mërkuri do ju ndihmojnë të ngjitni pikat më të larta dhe të arrini mrekullitë. Do jeni intelektualë dhe shumë të matur. Klima në planin financiar do jetë paksa konfuze. Mendohuni mirë para se të bëni shpenzime të mëdha. Sipas Dritare.net, shëndeti nuk do jetë problematik përveçse mund të ndiheni hera herës të lodhur. Gjeni kohen e duhur për të bërë ndonjë pushim të vogël.
Akrepi
Gjatë kësaj jave mundohuni ta lini veten më të lirë dhe t’i shprehni ato që ndieni. Dijeni se intuita nuk do ju lërë të gaboni. Nëse i menaxhoni me kujdes financat do e vendosni ekuilibrin dhe do ndiheni më të qetë. Shëndeti do jetë pak delikat. Mundohuni mos e teproni me lodhjen dhe të hani në mënyrë të ekuilibruar.
Shigjetari
Plot energji, me moral të ngritur dhe me ide të mira do jeni këtë javë. Kujdes me shpenzimet e tejskajshme sepse situata financiare nuk do jetë aspak e mirë. Fizikisht do ndiheni mirë, ndërsa moralisht mund të keni ndonjë problem të vogël. Mundohuni të qetësoheni dhe t’i merrni gjërat me pozitivizëm.
Bricjapi
Nëse nuk doni të keni probleme gjatë kësaj jave duhet të bëni kujdes me çdo gjest apo veprim. Po u nxituat keni për të humbur. Për shkak të shumë shpenzimeve që do iu duhet të bëni financat do tronditen. Mos e humbni në asnjë moment sensin e masës dhe maturinë. Për të qenë më të shëndetshëm duhet të merreni me pak sport dhe të bëni kujdes me ushqimet. Gjithsesi nuk do ketë asgjë për t’u shqetësuar.
Ujori
Ndryshe nga më parë këtë javë nuk do jeni më aq të qetë dhe mund ta ngrini zërin për të fituar ato që ju takojnë. Perspektivat materiale do jenë të mira. Mos hezitoni të bëni edhe ndonjë shpenzim të vogël nëse iu nevojitet patjetër diçka. Për sa i përket shëndetit, ai do jetë përgjithësisht i mirë. Do jeni në formë dhe plot energji.
Peshqit
Mërkuri dhe Jupiteri do jenë gjithmonë pranë jush gjatë kësaj jave për t’iu ofruar mbështetje dhe për t’iu përmirësuar moralin. Financat do jenë të paqëndrueshme kështu që shpenzoni me kursim dhe maturi. Me shëndetin nuk do keni probleme të mëdha. Si rezistenca fizike ashtu edhe ajo morale do jenë të mira. /dritare.net