Na ndiqni edhe në

Javor

Horoskopi javor 4-10 maj 2020

Horoskopi javor 4-10 maj 2020

Dashi

Horoskopi javor 4-10 maj 2020

Marsi dhe Hëna do ju nxitin të tregoheni më të duruar këtë javë dhe t’iu shkoni gjërave deri në fund. Bëni edhe një bilanc të atyre që keni kaluar. Financat do dini si t’i mbani gjithë kohës nën kontroll dhe nuk do keni as vështirësinë më të vogël. Për disa madje mund të ketë edhe përmirësime. Shëndeti nuk do jetë aspak problematik edhe pse lodhja do bëjë të vetën. Flini me tepër dhe do keni më shumë energji.

Demi

Horoskopi javor 4-10 maj 2020

Mirë është të keni më shumë besim tek vetja gjatë kësaj jave në mënyrë që të kaloni cdo gjë. Buxhetin mbajeni nën kontroll në çdo moment nëse nuk doni të mbeteni shpejt me xhepat bosh. Duhet menduar edhe e ardhmja. Sipas Dritare.net, gjendja juaj shëndetësore nuk do jetë shumë e mirë. Mund të keni dhimbje artikulacionesh, kockash apo edhe dhimbje shpine.

Binjakët

Horoskopi javor 4-10 maj 2020

Këtë javë do konkretizohen disa nga ëndrrat tuaja më të mëdha. Në planin financiar do i bëni me shumë kujdes llogaritë dhe nuk do hasni probleme. Edhe ju që keni pasur vështirësi së fundmi do filloni të ringrihen fale ndihmës së të afërmve. Shëndeti mund të ketë probleme nëse nuk bëni shumë kujdes.

Gaforrja

Horoskopi javor 4-10 maj 2020

Nëse arrini t’i menaxhoni ndjenjat gjatë kësaj javë çdo gjë do ju ecë më së miri. Për financat nuk do ketë aspak probleme. Përveçse do tregoheni te kursyer me shpenzimet, do merrni edhe disa para nga një punë e mbaruar me sukses. Në sektorin e shëndetit gjërat do shkojnë më së miri. Do keni rezistencë të mirë dhe nuk pritet as shqetësimi më i vogël. Nëse vuani nga sëmundje kronike duhet të bëni një vizitë tjetër mjekësore.

Luani

Horoskopi javor 4-10 maj 2020

Mësoni nga gabimet e së shkuarës këtë javë dhe mos i përsërisni më ato. Në planin financiar ka ardhur koha të ecni me plane dhe me llogari pasi po vazhduat të shpenzoni me sy mbyllur keni për t’u penduar. Fizikisht do ndiheni mirë, megjithatë disa ushtrime fizike dhe pak më tepër kujdes me ushqimin do iu ndihmojnë të keni energji më shumë.

Virgjëresha

Horoskopi javor 4-10 maj 2020

Këtë javë planetët do ju ndihmojnë të thurni planet e duhura dhe të keni sa më shumë arritje. Në planin financiar Mërkuri do ju bëjë shume më të logjikshëm dhe nuk do iu dalë asnjë e papritur e pakëndshme. Marsi do jetë ai që do favorizojë shëndetin e mirë. Edhe nëse keni pasur shqetësime nga stomaku do ndihen më të qetë.

Peshorja

Horoskopi javor 4-10 maj 2020

Këtë javë gjërat do marrin më shumë kuptim dhe do ndiheni më të plotësuar. Falë mbështetjes së Merkurit ju do keni fat edhe në planin financiar. Megjithatë nuk duhet absolutisht të rrezikoni shumë. Sipas Dritare.net, shëndeti pritet të jetë i mirë, por për të mos pasur probleme konsumoni sa me shumë vitamina, merruni me aktivitet fizik dhe mbrohuni nga djersitja.

Akrepi

Horoskopi javor 4-10 maj 2020

Gjatë kësaj jave do i keni gjithë planetët në krah dhe ata do ju ndihmojnë të realizoni të gjithë objektivat. Çdo dittë do jetë plot ngjyra. Situata financiare do jetë kontradiktore. Dielli do ju shtyje të shpenzoni, ndërsa Saturni të kurseni. Gjithë javën në këto ujëra do lundroni. Kujdes me shëndetin dhe sidomos me infeksionet. Konsumoni sa me shume perime dhe çaj.

Shigjetari

Horoskopi javor 4-10 maj 2020

Nëse nuk tregoheni tolerantë dhe të duruar kjo javë do jetë shumë e vështirë. Dielli do ju bëjë të keni shumë etje për të bërë shpenzime dhe për të fituar para. Kujdes me hapat që do hidhni. Për sa i përket shëndetit do keni disa probleme me gjumin. Merrni masat e duhura, por mos e teproni me medikamentet. Pini një gotë qumësht te ngrohte para se te shtriheni për të fjetur.

Bricjapi

Horoskopi javor 4-10 maj 2020

Kjo do jetë një janë intensive për ju dhe e mbushur me dinamizëm. Do i keni idetë edhe më të qarta për të ecur para në çdo fushë. Në planin financiar përveç fatit që do keni do jeni edhe shumë herë më të matur me shpenzimet. Të gjitha këto do bëjnë që gjendja të përmirësohet. Shëndeti mund të ketë ditët e para disa shqetësime të vogla për shkak të nervozizmit, por pas të mërkurës gjendja do stabilizohet.

Ujori

Horoskopi javor 4-10 maj 2020

Pranojini gjërat ashtu si t’iu vijnë këtë javë dhe mos kërkoni nga të tjerët atë që nuk e jepni dot vetë. Asnjë planet nuk do ndikojë në planin tuaj financiar dhe nuk do keni probleme. Gjithsesi ndiqni këshillën e Jupiterit që iu sugjeron të ulni shpenzimet. Gjendja shëndetësore do jetë e shkëlqyer dhe ju do ndiheni mirë.

Peshqit

Horoskopi javor 4-10 maj 2020

Do jeni të padëgjuar këtë javë dhe duke dashur t’i bëni gjërat sipas mendimit tuaj edhe mund të gaboni. Për të mos pasur probleme me buxhetin do iu duhet të hiqni dorë nga disa shpenzime që kishit parashikuar. Tregohuni shumë të kujdesshëm. Shëndeti nuk do ketë ndonjë problem të madh, por gjithsesi ju duhet të merrni disa masa. /dritare.net