Na ndiqni edhe në

Javor

Horoskopi javor 22- 28 gusht 2022 nga Christine Haas

Horoskopi javor 22- 28 gusht 2022 nga Christine Haas

Dashi

Horoskopi javor 22- 28 gusht 2022 nga Christine Haas

Gjate kësaj jave yjet do i keni në anën tuaj dhe ata d ju ndihmojnë të ecni në rrugën e duhur. Ju të dashuruarit do e çmoni më shumë atë që keni në krah dhe do i përkushtoheni më tepër. Nëse ai iu bën një propozim për të ardhmen mendohuni mirë para së të jepni çfarëdo lloj përgjigjeje. Me shpenzimet do tregoheni goxha të matur dhe kjo do iu ndihmojë ta stabilizoni buxhetin. Që shëndeti të jetë i mirë duhet të bëni pak më shumë aktivitet fizik dhe të ecni më tepër më këmbë. Kujdes më shumë duhet të bëni ndryshimet e motit. Në punë më në fund do i arrini të gjitha ambiciet që i kishit vëne vetes. Do keni sukses të garantuar dhe falë kësaj do ndiheni të plotësuar.

Demi

Horoskopi javor 22- 28 gusht 2022 nga Christine Haas

Sido që t’iu vijnë punët gjatë kësaj jave, mundohuni t’iu tregoni të gjithëve se jeni të pamposhtur. Tensioni do e pushtojë këtë jave jetën tuaj në çift. Do kaloni një krizë të vështirë kështu që bëhuni gati. Mundohuni të toleroni pak më tepër nëse doni të vazhdoni të qëndroni bashkë. Ju beqarët do vini mbi gjithçka çështjet e zemrës. Priten takime emocionuese dhe mjaft interesante. Përfitoni nga ato. Në planin financiar duhet të tregoheni sa më të matur sepse një gabim i vogël do ua tronditë buxhetin. Shëndeti në përgjithësi do jetë i mirë. Ata që kanë probleme me tensionin duhet të bëjnë një kontroll tek mjeku. Në punë do jeni plot energji dhe më në fund do filloni të realizoni projektet që kishit menduar.

Binjakët

Horoskopi javor 22- 28 gusht 2022 nga Christine Haas

Këtë jave nuk duhet të jeni të ashpër me veten tuaj dhe nuk duhet t’i tregoni askujt pikat e dobëta. Nëse keni një lidhje do jeni gjithë kohës në të njëjtën linje me partnerin dhe do bëni më të mirën për vazhdimësinë e lidhjes. Mes jush dhe atij që keni në krah nuk do lindin aspak mosmarrëveshje. Ju beqarët duhet të silleni sa më natyrshëm dhe të mos thurni gënjeshtra për të tërhequr dikë. Vetëm ashtu mund të keni mundësi të filloni një lidhje të qëndrueshme. Buxheti do përmirësohet goxha sepse më në fund do ju aprovohet një rritje page që keni kërkuar prej kohësh. Shëndeti nuk do ketë probleme të mëdha, megjithatë duhet të mësoni të menaxhoni stresin. Në pune do ketë goxha turbullira, po në fund të javës do arrini çdo gjë që keni dashur.

Gaforrja

Horoskopi javor 22- 28 gusht 2022 nga Christine Haas

Nën influencën e madhe të Venusit këtë javë do kaloni momente intensive. Nëse keni një lidhje do jetoni gjithë kohës në një ambienti përherë pasionant. Mes jush dhe atij që keni në krah do ketë vetëm dashuri, respekt dhe ngrohtësi. Nëse jeni beqarë duhet të dilni e të njiheni me sa më shumë persona që të mundni sepse ashtu do mund të bëni më pas përzgjedhjen më të mirë. Yjet do e ndikojnë pozitivisht edhe sektorin financiar, por nëse ju shpenzoni pa kursim do vijë një moment kur situata do fillojë të bëhet problematike. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e përkryer. Herë pas here do ndiheni të lodhur e të këputur. Në punë do jeni gjithë kohës ambicioze dhe nuk do dorëzoheni përpara çdo lloj sfide.

Luani

Horoskopi javor 22- 28 gusht 2022 nga Christine Haas

Nëse arrini t’i menaxhoni ndjenjat gjatë kësaj javë çdo gjë do ju ecë më së miri. Ju të dashuruarit do kalon momente shumë të bukura me partnerin dhe do kujtoni edhe kohët e vjetra që keni kaluar së bashku. Buzëqeshja do mbizotërojë në çdo moment. Ju beqarët nuk duhet të tregoheni shumë naivë sepse do lëndoheni tej mase. Buxheti ka për të qenë mjaft delikat. Pranojeni ndihmën e ndonjë familjari sepse me të vërtetë që do ju duhen para. Në sektorin e shëndetit gjërat do shkojnë më së miri. Do keni rezistencë të mire dhe nuk pritet as shqetësimi më i vogël. Në punë do jetë periudhë e favorshme për plotësimin e disa prej objektivave. Do e dini mirë ku të orientoheni dhe do arrini atë që keni programuar prej kohësh.

Virgjëresha

Horoskopi javor 22- 28 gusht 2022 nga Christine Haas

Mësoni nga gabimet e së shkuarës këtë javë dhe mos i përsërisni më ato. Nuk do keni aspak probleme me partnerin, përkundrazi do merreni vesh më mirë me të dhe do kaloni më tepër kohë së bashku. Edhe ju beqarët do keni një ditë plot ngjyra dhe emocione. Mund të merrni edhe propozime nga turistët. Në planin financiar ka ardhur koha të ecni me plane dhe me llogari pasi po vazhduat të shpenzoni me sy mbyllur keni për t'u penduar. Fizikisht do ndiheni mirë, megjithatë disa ushtrime fizike dhe pak më tepër kujdes me ushqimin do iu ndihmojnë të keni energji më shumë. Në planin profesional do keni fat me shumicë dhe do jeni më të suksesshmit ndër kolegët. Shefat do iu japin edhe mundësi te shprehni mendimet që keni mbi një temë delikate.

Peshorja

Horoskopi javor 22- 28 gusht 2022 nga Christine Haas

Falë mbështetjes së madhe të Neptunit kjo do jetë java e përqendrimit. Nëse keni një lidhje do jeni më të fokusuar tek dëshirat e njëri-tjetrit dhe do mundoheni me aq sa të mundeni të plotësoni çdo dëshirë. Nëse jeni beqarë do shkoni në çdo festë që do ju propozohet dhe do njihni persona të mrekullueshëm. Kini parasysh që të duhurit do shfaqen në fundjavë. Në planin financiar fillimi i javës nuk do jetë aspak i keq, por që nga e mërkura problemet do jenë të vazhdueshme. Nuk do dini si t'i menaxhoni paratë që do keni në duar dhe nga ana tjetër nuk do kurseni aspak. Për fat të mirë shëndeti nuk do preket nga ndikimi negativ i yjeve dhe gjendja do mbetet e qëndrueshme. Në punë do jeni gati të bëni çdo lloj gjëje vetëm për t'ia dalë mbanë

Akrepi

Horoskopi javor 22- 28 gusht 2022 nga Christine Haas

Gjatë kësaj jave do i merrni gjërat si t’iu vijnë dhe do e lini zemrën t’iu drejtojë. Nëse keni një do arrini pak nga pak të zgjidhni të gjitha çështjet që ju kanë munduar dhe do afroheni edhe më shumë me partnerin. Nëse jeni beqarë bëni pak durim deri në fundjavë sepse atëherë do jetë momenti më i mirë për takime entuziazmuese. Në planin financiar gjendja nuk ka për të qenë shumë e mirë. Mos i lini për nesër zgjidhjen e tyre sepse situata mund të ndërlikohet edhe më tepër. Për fat të mirë shëndeti do jetë i shkëlqyer dhe pa asnjë lloj problemi. Do jeni në formë të shkëlqyer. Në punë do i bëni te gjitha përpjekjet e mundshme për të arritur atje ku e keni planifikuar. Çdo gjë do jetë më e thjeshtë nga sa e kishit menduar.

Shigjetari

Horoskopi javor 22- 28 gusht 2022 nga Christine Haas

Marsi dhe Venusi do lëshojnë valë të mira këtë javë. Ata do ju ndihmojnë profesionalisht dhe do ju nxitin të tregoheni më të dashur. Asnjë planet nuk do influencojë mbi lidhjen tuaj në çift, por kjo nuk do të thotë që punët do shkojnë keq. Do jeni plot sharm dhe dëshirë për të jetuar. Edhe partneri do ju trajtojë mirë këtë javë. Ju beqarët do flirtoni shumë dhe do keni takime. Do kaloni një javë të mirë, por nuk do ketë gjëra serioze. Financat nuk do jenë të mira. Shëndeti do ketë disa probleme dhe ju duhet të kujdeseni më shumë. Mundohuni të mos stresoheni dhe flini më shumë. Perspektivat në punë janë shumë të mira. Përpiquni dhe pak më shumë dhe do arrini atje ku doni.

Bricjapi

Horoskopi javor 22- 28 gusht 2022 nga Christine Haas

Mirë është të keni më shumë besim tek vetja gjatë kësaj jave në mënyrë që të kaloni cdo gjë. Nëse jeta juaj në çift ka pasur tronditje kohët e fundit, edhe këtë periudhë vështirësitë do vazhdojnë. Mundohuni të hapni rruge më shumë. Ju beqarët jo vetëm që do takoheni me disa persona, por mund të filloni edhe lidhje afatgjata. Buxhetin mbajeni nën kontroll në çdo moment nëse nuk doni të mbeteni shpejt me xhepat bosh. Duhet menduar edhe e ardhmja. Gjendja juaj shëndetësore nuk do jetë shumë e mirë. Mund të keni dhimbje artikulacionesh, kockash apo edhe dhimbje shpine. Në pune ka ardhur momenti të bëni zgjidhje të vështira, por mjaft të domosdoshme. Disa miq do iu ndihmojnë.

Ujori

Horoskopi javor 22- 28 gusht 2022 nga Christine Haas

Dita e martë do jetë më ë rëndësishmja e kësaj jave, mbajeni mend. Për ata që janë në një lidhje do jetë periudhë e mbushur me bashkëpunim. Shfrytëzojeni sa më shumë të jetë e mundur sepse jo gjithmonë vijnë periudha të tilla. Ju beqarët do jeni te fshehtë dhe nuk do i tregoni askujt për flirtimet që do keni. Në planin financiar do jeni me shumë fat dhe gjendja do përmirësohet më shpejt nga sa e kishit imagjinuar. Pas një periudhe jo te mirë dhe pa shumë energji, këtë jave do ndiheni më të qetë dhe plot energji. Çlodhuni sa të mundni dhe merruni me ndonjë sport. Në punë do jeni më shumë sesa duhet ambiciozë. Kujdes sepse po u penguat nuk do arrini dot atje ku dëshironi.

Peshqit

Horoskopi javor 22- 28 gusht 2022 nga Christine Haas

Javë e bukur do jetë kjo për të gjithë. Nëse jeni në një lidhje do kaloni ditë me emocione të forta do jetë kjo për ata që janë në një lidhje. Do ndiheni gjithë kohës mirë dhe nuk do mbeteni vetëm asnjë çast. Nëse jeni beqarë do ëndërroni më shumë nga sa duhet dhe realiteti do ju duket shumë i trishtë. Kthehuni sa më parë me këmbë në tokë. Në planin financiar do keni fat me shumicë dhe për këtë duhet të falënderoni yjet. Marsi do ju bëjë të jeni në forme të shkëlqyer fizike. Nuk do prekeni dot as nga virozat e stinës. Në pune do jeni energjike dhe luftarakë. Me pak mundim, por do arrini atje ku doni dhe do i habisni të gjithë. Vazhdoni kështu dhe shume shpejt keni për t'u bërë ju shefat. /dritare.net