
Horoskopi javor 12- 18 dhjetor 2022 nga Christine Haas
Dritare.net
Dashi
Dëgjojeni zemrën këtë javë dhe lëreni veten të drejtoheni prej saj. Për ju të dashuruarit do jetë një periudhë sensuale dhe e bukur. Gjithçka që keni dashur do ju realizohet më së miri. Nëse jeni beqarë duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm dhe nuk duhet kurrsesi të pranoni të dilni me persona fanatikë dhe xhelozë sepse do vuani në të ardhmen. Me financat do jeni më të organizuar dhe më të arsyeshëm. Nuk do ndodhë asgjë e papritur po bëtë kujdes. Shëndeti do jetë goxha i mirë. Do keni imunitet të fortë dhe nuk do prekeni nga asgjë. Në punë do jeni profesionistë dhe do i habisni që të gjithë me ato që do arrini. Vazhdoni në këtë rrugë dhe keni për ta parë se ku do arrini.
Demi
Këtë javë priten të merren vendime shumë të mëdha që do ua ndryshojnë rrjedhën e gjërave, Nëse keni një lidhje do i jepni prioritet marrëdhënies me partnerin dhe do zyrtarizoni gjithçka. Do jeni gjithë kohës me humor të mirë dhe do buzëqeshni. Ju beqarët do ndihmoheni nga Venusi dhe jeta do ju ndryshojë njëherë e mirë. Ndryshe nga sa mendonit do mund ta ndryshojë rrënjësisht për mirë. Sektori i financave do e kalojnë zonën e rrezikshme dhe do ndiheni shumë më të qetë kur të shpenzoni. Shëndeti do vijë duke u përmirësuar ditë pas dite e madje nuk do keni më as shqetësime nga shpina. Në punë do ju tregoni të gjithëve se kur i vini një qëllim vetes askush nuk mund t’iu pengojë t’ia dilni mbanë.
Binjakët
Shihni vetëm përpara këtë javë dhe mos merrni mundimin ta ktheni kokën mbrapa. Tregohuni më të ndershëm me të gjithë dhe nuk do keni probleme. Jupiteri do e mbroje jetën tuaj në çift dhe do kaloni plot momente të këndshme së bashku me partnerin. Kujdes duhet të bëni vetëm me xhelozinë sepse atëherë kur nuk e prisni mund t'iu shkaktojë probleme. Ju beqarët do keni takime të papritura dhe mund të fillojnë lidhje pasionante. Në planin financiar do ekzistojë gjithë kohës ekuilibri dhe mund të bëni pa frikë edhe ndonjë shpenzim të vogël. Shëndeti do jetë i shkëlqyer po nuk abuzuat me pijet alkoolike dhe ato energjike. Në punë të gjitha ëndrrat do ju bëhen realitet. Do i ngjitni shpejt shkallët drejt suksesit dhe do ndiheni të plotësuar.
Gaforrja
Gjatë kësaj jave do merrni frytet e gjithë punës që keni bërë dhe do ndiheni më krenarë për veten. Ka mundësi që jeta profesionale të hyjë në një fazë akoma më të privilegjuar. Nëse jeni në një lidhje do ndiheni mjaft mirë me partnerin dhe do flasin më shumë me njeri-tjetrin. Duhet ta dini se komunikimi është baza e një lidhjeje. Ju beqarët do takoni pasionin së bashku me një dashuri të re. Shijojeni sa më shumë pa menduar sesa do të zgjasë. Në fund të fundit jeta është shumë e shkurtër. Përfitoni nga mbështetja e planetëve për të rregulluar problemet me financat. Nga fundi i javës mund të bëni edhe pak më shumë shpenzime. Shëndeti do jetë në përgjithësi i mirë. Ruani një ekuilibër ushqimor dhe shmangni kafen e tepruar. Në punë do filloni një projekt të ri. Përgatiteni rrugën drejt suksesit.
Luani
Në shumë ditë do ndiheni të ngarkuar dhe aspak mirë emocionalisht, megjithatë do e shtyni javën. Kohët e fundit keni pasur goxha debate me të dashurin tuaj të zemrës dhe kjo klimë e tensionuar nuk iu pëlqen aspak. Humori i partnerit do ndryshojë ashtu si edhe klima në çift. Nëse jeni beqarë dhe takoni dikë interesant mos u ngutni për asgjë. Nëse ju duhet një këshillë kërkojuani miqve. Kujdes me financat sepse po nuk e bëtë sot nesër do jetë shumë vonë. Shëndeti do shkojë mirë dhe ju do jeni dinamike. Gjithsesi mos punoni shumë sepse do lodheni. Në punë, Jupiteri do iu ndihmojë të kaloni çdo pengesë. Do arrini objektivat kryesore që i keni vënë vetes.
Virgjëresha
Të mbështetur nga Venusi dhe Marsi do kaloni një javë të mbushur me pasion. Monotonia nuk do ketë më vend në jetën tuaj në çift. Shprehini edhe më tepër ndjenja dhe mundohuni të largoni idetë e këqija. Për ju beqarët priten aventura të reja. Të pushtuar nga euforia nuk do dini se ku të ndaleni. Kujdes sepse mund të lëndoheni vetë. Financat nuk do jenë të shkëlqyera, por gjithsesi nëse bëni pak kujdes me shpenzimet situata do jetë e mirë. Shëndeti do ketë disa probleme të vogla, por që lidhen përgjithësisht me virozat e stinës. Mundohuni të kujdeseni pak më shumë. Jeta profesionale do jetë e qëndrueshme dhe do mund ta konsolidoni më tepër pozicionin tuaj.
Peshorja
Kjo javë nuk do jetë as e mirë e as e keqe. Për çështjet e zemrës gjërat nuk do ecin për mrekulli. Ju të dashuruarit do keni dyshime për partnerin tuaj dhe do mundoheni ta përndiqni atë gjithë kohës. Kjo do e acarojë edhe më tepër marrëdhënien mes jush. Ju beqarët nuk do ngurroni t'ia shprehin ndjenjat atyre që do pëlqeni dhe në këtë mënyrë do e ndryshoni shumë shpejt statusin. Me financat do keni vështirësi dy ditët e para, por dalëngadalë situata do stabilizohet. Do e gjeni çelësin e suksesit. Shëndeti do jetë i shkëlqyer. Do keni mbrojtje të mirë imunitare. Në punë do mundoheni shumë gjithë javës, por do arrini atë që keni dashur. Disa kolegë do ju mbështesin fort.
Akrepi
Javë e zakonshme dhe pa probleme serioze. Ju të dashuruarit nuk duhet te bëni asgjë që nuk i pëlqen partnerit tuaj sepse mund të keni probleme serioze me të. Merreni çdo gjë shtruar dhe mendoni për të dy palët. Ju beqarët nuk do mendoni shumë për jetën sentimentale sepse do jeni të zënë me punë dhe angazhime të tjera. Buxheti nuk do jetë aspak i keq nëse shpenzoni me kursim dhe maturi. Po u treguat të pamatur situata do marrë tatëpjetën. Shëndeti duhet pasur më në kujdes se asnjëherë më parë. Do keni dhimbje barku, shpine dhe koke. Në punë do jeni të duruar dhe këmbëngulës. Mund të lodheni paksa, por në fund do arrini atje ku e keni planifikuar.
Shigjetari
Kjo ka për të qenë një javë pozitive për të gjithë. Nëse jeni në një lidhje gjithmonë do bëni gjënë e duhur dhe më të mirën për të dyja palët. Në fundjavë nuk do mungojnë as surprizat nga të dyja palët. Ju beqarët do jeni me fat dhe do e gjeni princin tuaj të kaltër. Ai do jetë fiks ashtu si e keni ëndërruar gjithmonë. Në planin financiar do i kuptoni gabimet e bëra deri me tani dhe do mundoheni të gjeni një zgjidhje për çdo problem. Shëndeti për fat të keq do ketë probleme të mëdha. Do hani pa fund dhe kjo mund t’iu sjelle probleme edhe me stomakun përveçse me jashtëqitjen. Kujdes edhe më të nxehtin që do fillojë. Në punë do lodheni pak, por do kënaqeni kur të arrini atje ku keni dashur.
Bricjapi
Këtë javë do jeni shumë më të vendosur dhe të bindur plotësisht për të hedhur hapa para. Mirëqenia do mbizotërojë gjithë kohës në jetën tuaj në çift. Do kaloni vetëm momente të bukura pranë partnerit dhe as që do mendoni t'i hidhni sytë diku tjetër. Ju beqarëve do ju rëndojë pafund vetmia dhe kjo mund t'iu shtyjë të bëni gjëra të gabuara. Kujdes sepse prej tyre do varet gjithë e ardhmja. Buxheti nuk do jetë ashtu si keni dashur dhe mund të bëni edhe sakrifica për të mos u rrënuar plotësisht. Nëse familjaret ju ofrojnë ndihme pranojeni e mos u tregoni krenarë. Shëndeti për fat të mirë do jetë i qëndrueshëm dhe nuk do keni asnjë lloj shqetësimi. Në punë do jeni të motivuar dhe do arrini atje ku keni ëndërruar gjithmonë.
Ujori
Në disa momente do ndiheni si të përhumbur këtë javë megjithatë nuk do dorëzoheni dhe do mundoheni ta bëni jetën më të bukur. Çdo gjë do jetë e qetë për ju çiftet dhe kjo sepse lidhja juaj do bazohet tek ndershmëria dhe sinqeriteti. Që ne momentin parë që shihni se diçka nuk po shkon mirë, ju merrni iniciativën dhe flisni me partnerin. Edhe për ju beqarët do jetë një javë shume e mirë. Përfitoni sa me shume! Mos besoni tek reklamat për te bere shpenzime, por kurseni sa me shumë te mundni. Dielli dhe Saturni do jenë planetët që do e mbrojnë shëndetin tuaj. Kujdes me ushqimin e tepërt sepse mund të sjelle pasoja tek stomaku dhe mëlçia. Pozitiviteti do iu ndihmojë të zgjidhni të gjitha problemet profesionale. Mos ngurroni as të kërkoni të drejtat tuaja.
Peshqit
Jave shumë e mirë do jetë kjo për ata të gjithë. Lëreni mënjanë egon dhe mundohuni t’i bëni gjërat sa më mirë. Bashkëpunimi në çift do jetë i fortë në çdo moment dhe dialogu do mbizotërojë. Do preferoni të qëndroni më tepër kohë pranë njeri-tjetrit. Ju beqarët do jeni mjaft joshës dhe do bëni për vete persona të shumte. Midis tyre mund të jetë edhe ai që do iu ofrojë një jetë të qetë dhe me momente të lumtura. Financat do i menaxhoni me shumë përkujdes dhe maturi prandaj gjendja do mbetet e mirë gjithë kohës. Shëndeti duhet pasur më tepër në vëmendje sidomos nëse vuani nga diabeti apo nga tensioni. Në punë do jeni mjaft ambiciozë dhe nuk do ndaleni derisa të arrini majat. /dritare.net

















