Na ndiqni edhe në

Javor

Horoskopi javor 10- 16 tetor 2022 nga Christine Haas

Horoskopi javor 10- 16 tetor 2022 nga Christine Haas

Dashi

Horoskopi javor 10- 16 tetor 2022 nga Christine Haas

Nëse nuk doni të keni probleme gjatë kësaj jave duhet të bëni kujdes me çdo gjest apo veprim. Po u nxituat keni për të humbur. Jupiteri do e ua mbrojë jetën tuaj në çift. Gëzimi dhe lumturia do iu pushtojë gjithë kohës. Mundet edhe të merrni vendime të rëndësishme të cilat do ua ndryshojnë përgjithmonë të ardhmen. Ju beqarët më në fund do jeni entuziastë. Takimet që do ju ndodhin do jenë emocionuese dhe të veçanta. Për sa i përket shëndetit, ai do jetë përgjithësisht i mirë. Do jeni në formë dhe plot energji. Perspektivat materiale do jenë të mira. Mos hezitoni të bëni edhe ndonjë shpenzim të vogël nëse iu nevojitet patjetër diçka. Në fushën profesionale do i arrini disa nga ambiciet, megjithatë këshilla e yjeve është të mos nxitoheni.

Demi

Horoskopi javor 10- 16 tetor 2022 nga Christine Haas

Javë e mbushur me argëtim, hare, komunikim dhe takime interesante do jetë kjo. Do dini t’i vini fre edhe padurimit. Nëse jeni në një lidhje bëni kujdes me sjelljen ndaj partnerit. Mbajeni atë sa më afër dhe mos bëni skena xhelozie sepse dikush tjetër po e vrojton dhe mund t’ua marrë. Ju beqarët do keni takime, por nuk do e gjeni dot personin që keni kërkuar prej kohësh. Nëse iu pëlqejnë aventurat përfitoni. Mërkuri do ndikojë pozitivisht tek shëndeti. Mund të keni vetëm pak dhimbje koke për shkak të lodhjes, por asgjë për t’u shqetësuar. Në planin financiar mos ndërmerrni më shumë rreziqe sesa duhet sepse situata nuk është aq e qëndrueshme. Në punë do keni shumë ngarkesë dhe ndonjë ditë do e keni të vështirë të përqendroheni.

Binjakët

Horoskopi javor 10- 16 tetor 2022 nga Christine Haas

Plot energji, me moral të ngritur dhe me ide të mira do jeni këtë javë. Mos u ndalni asnjë çast dhe keni për t’i lënë të gjithë me gojë hapur. Ju të dashuruarit do i jepni më shumë prioritet jetës në çift. Do tregoheni më tolerantë me partnerin dhe do bëni më tepër lëshime. Takimet për ju beqarët do jenë të shumta, por mund të lindin veçse aventura kalimtare dhe pa ndonjë të ardhme. Do e keni vetë në dore zgjedhjen. Për të qenë më të shëndetshëm duhet të merreni me pak sport dhe të bëni kujdes me ushqimet. Gjithsesi nuk do ketë asgjë për t’u shqetësuar. Për shkak të shumë shpenzimeve që do iu duhet të bëni financat do tronditen. Mos e humbni në asnjë moment sensin e masës dhe maturinë. Në punë do hidhni hapa galopante dhe do e arrini sa hap e mbyll sytë objektivin.

Gaforrja

Horoskopi javor 10- 16 tetor 2022 nga Christine Haas

Ndryshe nga më parë këtë javë nuk do jeni më aq të qetë dhe mund ta ngrini zërin për të fituar ato që ju takojnë. Nëse keni një lidhje, jeta juaj do jetë e mbrojtur. Do e thelloni marrëdhënien me partnerin dhe do krijoni një ambient më të ngrohtë. Falë mbështetjes së Hënës ju beqarët do keni mundësi të mira për takime. Tregohuni modestë dhe do e bëni më shumë për vete personin që do keni afër. Me shëndetin nuk do keni probleme të mëdha. Si rezistenca fizike ashtu edhe ajo morale do jenë të mira. Financat do jenë të paqëndrueshme kështu që shpenzoni me kursim dhe maturi. Në planin profesional do iu jepen mundësi të mira për të hedhur hapa para. Shfrytëzojini sa më shumë që të mundni sepse raste të tilla nuk vijnë shpesh.

Luani

Horoskopi javor 10- 16 tetor 2022 nga Christine Haas

Mërkuri dhe Jupiteri do jenë gjithmonë pranë jush gjatë kësaj jave për t’iu ofruar mbështetje dhe për t’iu përmirësuar moralin. Ju të dashuruarit do keni nevojë për më shumë siguri dhe me pak durim do e arrini. Flisni hapur me partnerin sepse vetëm kështu do ndiheni të qetë. Falë konfigurimit të mirë të yjeve edhe ju beqarët do jeni të favorizuar. Bëjini sytë katër kudo që të shkoni. Shëndeti do jetë gjatë gjithë kohës i mbrojtur nga yjet. Megjithatë mirë është të mbroheni pak ndryshimet e motit. Në planin financiar mos merrni vendime të nxituara të cilat mund t’iu sjellin probleme të mëdha më vonë. Ulni sa më parë edhe shpenzimet. Në punë duhet të organizoheni më mirë dhe të përqendroheni tek objektivat kryesore. Do i keni më të thjeshta gjërat këtë javë.

Virgjëresha

Horoskopi javor 10- 16 tetor 2022 nga Christine Haas

Marsi rekomandon ta dëgjoni më shumë zërin tuaj të brendshëm gjatë kësaj jave. Do jeni të frymëzuar dhe plot imagjinatë. Qielli do e favorizojë së tepërmi jetën tuaj në çift. U bë kohë që ishit të shqetësuar dhe nuk po iu gjenit dot zgjidhje problemeve. Ju beqarëve nuk do iu mungojnë dashuriçkat. Mundet edhe të pajtoheni me të dashurin e mëparshëm. Puthjet e zjarrta do jenë në program. Për sa i përket shëndetit, ai nuk do jetë i qëndrueshëm. Kujdes me lodhjen e tepërt dhe pagjumësinë. Financat do influencohen negativisht. Bëni çmos që të paktën të mos bini në humnerë. Ambicia në punë do rritet edhe më shumë. Nëse doni të arrini sa më lart në jetën profesionale duhet të kujdeseni për çdo veprim tuajin.

Peshorja

Horoskopi javor 10- 16 tetor 2022 nga Christine Haas

Do jeni më shprehës gjatë kësaj jave dhe do thoni çdo gjë që do mendoni. Ju që keni një lidhje do keni diskutime të gjata me partnerin tuaj për disa çështje mjaft delikate. Mund të ngrini edhe zërin e mund të debatoni, por në fund do merrni vendimet e duhura. Nëse jeni beqarë duhet të bëni durim dhe nuk duhet të nxitohen për asnjë lloj arsyeja. Gjërat më të bukura ndodhin në kohën e duhur. Buxheti do ketë përmirësime të vogla, por që do ju hyjnë në pune. Shëndeti do jetë i mirë. Nuk do vuani nga asnjë lloj sëmundje dhe do jeni më në formë. Ata që kane kaluar një infeksion para disa kohesh do pastrohen tërësisht. Në sektorin profesional, Marsi do iu nxitë të jeni më ambiciozë dhe të bëni çdo gjë për ta arritur atë që dëshironi. Vazhdoni përpjekjet sa të mundni.

Akrepi

Horoskopi javor 10- 16 tetor 2022 nga Christine Haas

Planetët do ju ndihmojnë ta mbroni veten dhe jetën tuaj nga çdo gjë këtë javë. Do jeni më të qarte në mendime ju të dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin ka për të marre kthesën e duhur. Do ndani çdo ndjenjë e mendim më atë që keni në krah dhe kjo do ju afrojë akoma më tepër. Ju beqarët edhe sikur të doni nuk do i shmangin dot dashuritë me shikim të parë. Me shpenzimet mos u tregoni të pamatur sepse do ju dalin probleme shumë serioze. Shëndeti do jetë përgjithësisht i qëndrueshëm. Do jeni në gjendje të mirë fizike dhe morale. Mos harroni të konsumoni fruta dhe të bëni kujdes me yndyrën e tepruar. Në punë do jetë javë e favorshme për te nisur projekte me rëndësi. Disa kolege do iu ndihmojnë të arrini më shpejt objektivat

Shigjetari

Horoskopi javor 10- 16 tetor 2022 nga Christine Haas

Gjatë kësaj jave nuk do ju mungoje origjinaliteti dhe shpesh mund të kaloni në delir nëse jeni në një lidhje. Do e mbuloni tjetrin me puthje dhe nuk do mungojnë as surprizat e njëpasnjëshme. Nëse jeni beqarë ka mundësi të afroheni edhe më shumë me një koleg pune. Buxheti do jetë i mirë dhe pa probleme, megjithatë sa herë të bëni shpenzime duhet t'i bëni me kujdes llogaritë. Shëndeti do vijë duke u përmirësuar ditë pas dite. Në punë do e dini mirë ku të fokusoheni më tepër që ta keni më të lehtë arritjen e objektivit. Bëni vetëm kujdes nga disa kolegë që iu kanë inat dhe do mundohen t'iu pengojnë.

Bricjapi

Horoskopi javor 10- 16 tetor 2022 nga Christine Haas

Marsi që në përgjithësi ju ka nxitur të jeni luftarakë dhe të kundërshtoni, këtë javë do ju nxitë të jeni më të qetë dhe të kërkoni përherë paqen. Nëse keni një lidhje do i mbani larg debatet dhe do mundoheni ta bëni çdo ditë sa më të veçantë. Nëse keni beqarë ka mundësi të fiksoheni keq pas dikujt dhe do lëvizni çdo gur për ta bërë për vete. Si do jetë rezultati final? Prisni dhe do e shihni. Në planin financiar nuk do i bëni me kujdes llogaritë dhe ka rrezik që duke filluar nga e enjtja të keni probleme. Shëndeti do ketë vetëm disa shqetësime të vogla, pasi do keni mbrojtje goxha të mirë imunitare. Sektori profesional do vazhdojë të mbetet gjithë kohës i kënaqshëm dhe i mbushur me arritje. As vete nuk e kishit menduar se mund të arrinit gjithçka me aq lehtësi.

Ujori

Horoskopi javor 10- 16 tetor 2022 nga Christine Haas

Venusi dhe Urani do kujdesen për ju gjatë gjithë kësaj jave dhe do sjellin gjëra përgjithësisht pozitive. Nëse jeni në një lidhje do zbuloni gjëra të reja nga njëri-tjetri dhe do filloni të mendoni se jeni me fat që e keni partnerin në krah. Nëse jeni ende vetëm do tregoheni më sensualë m gjestet dhe veshjen dhe do bëni për vete edhe miqtë që do ju qëndrojnë pranë. Në planin financiar do i rregulloni të gjitha problemet që keni pasur kjo edhe falë ndihmës së familjarëve. Në fundjavë mund të bëni edhe ndonjë shpenzim më tepër. Shëndeti do jetë më i mirë se kohet e fundit megjithatë ende nuk do e rimerrni plotësisht veten. Në punë do veçoheni nga të tjetër për aftësinë tuaj menaxhuese, për seriozitetin dhe largpamësinë.

Peshqit

Horoskopi javor 10- 16 tetor 2022 nga Christine Haas

Jupiteri do ju bëjë intuitivë gjatë kësaj jave dhe me shumë mundësi nuk do gjendeni në situata të sikletshme. Nëse keni një lidhje do arrini të kaloni çdo problem dhe do i tejçoni partnerit mesazhet e duhura. Nëse jeni ende vetëm duhet të mendoheni gjatë para se të hidhni hapa. Sot nuk është dita juaj me fat. Në planin financiar duhet të merrni masa strikte nëse doni që gjendja të stabilizohet. Po shpenzuat pa masë do keni probleme. Shëndeti do jetë i mirë dhe pa shqetësime. Edhe dhimbjet që keni ndier së fundmi do qetësohen. Në punë ambienti do jetë i tillë që do iu stimuloje të bëni çdo përpjekje për t'ia dalë mbanë. /dritare.net