Ja cila mund të jetë origjina e virusit kinez!
Dritare.net
Krumi është një lloj gjarpri helmues, i cili gjendet në pjesën më të madhe të Kinës qendrore dhe jugore gjithashtu në Azinë Juglindore.
Shkencëtarët krahasuan mostrat e këtij virusi, të marrë te pacientët e infektuar, me kodet e proteina që gjenden në kafshë të ndryshme si zogjtë, gjarpërinjtë, iriqët dhe lakuriqët e natës.
Ata zbuluan se mostra përputhet me proteinat që gjenden te gjarpërinjtë. Por ende ka dyshime pasi ky lloj i gjarpërinjve ushqehet me lakuriqë, ndaj mendohet se virusi kinez mund të jetë transmetuar nga to te gjarpërinjtë, e më pas te njerëzit.
Por në fakt ky nuk është një rezultat përfundimtar, pasi shkencëtarët duhet të bëjnë një analizë të thellë përmes eksperimenteve laboratorike për të gjetur origjinën e këtij virusi. Por ky rast i këtij virusi, risjell edhe një herë në vëmendje alarmin se njerëzit duhet të ndalojnë konsumimin e kafshëve të egra, për të parandaluar përhapjen e infeksioneve të tilla.
Përgjigjet për të gjithë pyetjet në lidhje me virusin e ri në Kinë, i gjeni në këtë artikull. /L.F-dritare.net