Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ilda Bejlerit i sekuestrojnë makinën

Ilda Bejlerit i sekuestrojnë makinën
Gazetares Ilda bejleri i është sekuestruar makina me të cilën moderatorja aksidentoi një 63-vjeçare, dhe u largua nga ngjarja.  

"Policia Rrugore e Tiranës, krahas veprimeve të tjera hetimore, me qëllim sqarimin e rrethanave, në funksion të dokumentimit të plotë të aksidentit rrugor, si pasojë e të cilit ka mbetur e dëmtuar këmbësorja E. GJ., ka sekuestruar ne cilësinë e provës materiale automjetin në pronësi të shtetases I. B., me qëllim këqyrjen dhe kryerjen e ekspertimeve të nevojshme autoteknike".

Dritare.net raportoi dje në mbrëmje se gazetarja e sportit, Ilda Bejleri, gjatë mesditës kishte aksidentuar një grua dhe më pas ishte larguar. Gazetarët e Dritare.net, kontaktuan me moderatoren, e cila reagoi duke thënë se kjo ishte një shpifje.

Më pas versionet e saj, në lidhje me ngjarjen ndryshuan.

Dritare.net, kontaktoi me zonjën e aksidentuar e cila ndodhet edhe sot në Spitalin e Traumës, e cila u shpreh se:

"Më shtypën në mes të ditës, më hodhën si leckë dhe nuk ndaluan të më pyesin si jam. Vajza që më shtypi është Ilda Bejleri.”

Si përfundim, pas raportimeve në Dritare.net, policia ka shoqëruar në komisariat gazetaren,  e cila dyshohet për dy veprat penale, ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’ dhe ‘Largimi nga vendi i aksidentit'./L.F-dritare.net