Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gruaja që jetonte në çadër pas tërmetit, sjell në jetë vajzën!

Gruaja që jetonte në çadër pas tërmetit, sjell
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka dhënë një lajm të mirë, mbrëmjen e sotme.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Manastirliu bën me dije se gruaja që ishte shtatzënë dhe jetonte në çadër pasi tërmeti i kishte shkatërruar shtëpinë, ka sjellë në jetë fëmijën e saj.

Ajo është bërë me vajzë dhe emrin ia ka vënë Ajsel.

Mrekullia e jetës ??

Ndërsa familja Sula ka mbetur e pastrehë si pasojë e tërmetit dhe është strehuar në çadrën e emergjencës në Manëz, pak orë më parë ka lindur Ajsel, vajza e tyre ? që gëzon shëndet të plotë bashkë me mami Ardjanën ?”, shkruan Manastirliu./E.B-dritare.net