Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Foto/ Brenda bunkerëve të harruar, si po i shfrytëzojnë shqiptarët

Foto/ Brenda bunkerëve të harruar, si po i shfrytëzojnë
Nga National Geographik. Fotot Robert Hackman

National Geographic i ka kushtuar një shkrim bunkerëve të kohës së diktaturës komuniste në Shqipëri, të cilët sot janë rikonceptuar si muze apo kafene.

“Numri i saktë i bunkerëve ushtarakë të shpërndarë anembanë Shqipërisë është i debatueshëm. Raporti varion nga rreth 175,000 deri në 750,000 nga bunkerët e mbushur me çimento apo çimento dhe çelik, të cilët kishin për qëllim ta mbronin këtë vend në Gadishullin Ballkanik në Evropën Juglindore. Sot, tre dekada që nga vdekja e diktatorit komunist Enver Hoxha, i cili sundoi nga viti 1944 deri në vitin 1985, qytetarët i shohin bunkerët e përhershëm si përkujtues të dhimbshëm të një të shkuare të vështirë. Sidoqoftë, shqiptarët, të shkathët nga natyra, po e shndërrojnë skenarin dhe po u japin objekteve jetë të re, si restorante, bare, kafene dhe madje edhe muzeume”, thuhet në shkrimin e National Geographik.