Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ekspozita “As you go”, nga Anri Sala, kryelajmi kulturor në Spanjë

Ekspozita “As you go”, nga Anri Sala, kryelajmi kulturor në

Anri Sala, është një nga emrat më të njohur të artit bashkëkohor. Më 14 dhjetor, Anri Sala hapi në Santander, Spanjë, ekspozitën “As you go”, që do të qëndrojë në Qendrën Botin deri në maj.

Gazeta “El Pais” që e ka kryelajm çeljen e ekspozitës së tij, shkruan: “Për vite me radhë emri i Anri Salës buçet në korridoret më të përzgjedhura të artit dhe shoqërisë elitare evropiane.”

Çdo punë e tij, është eveniment për galeritë dhe muzeumet kryesore nga Parisi, në Nju Jork, nga Berlini në Meksikë, ku ai kërkohet të ekspozojë prej vitesh.

Lajmi i ardhjes së artistit shqiptar në Spanjë, ishte kryelajmi kulturor i çdo medieje spanjolle, të cilat treguan hollësisht mbi ekspozitën e cila do të sjellë jo vetëm shumë vizitorë në muzeun buzë oqeanit, por edhe shumë vëmendje.

Pasi qysh në hapjen private të tij, para çeljes, vizitorët ishin galeristët më të rëndësishëm në botën e artit.

Çdo gazetë spanjolle e vinte në dukje rëndësinë e kësaj ekspozite për Spanjën dhe vlerat unike të një artisti si Anri Sala.

Dritare.net ishte në Santander dhe intervistën ekskluzive shoqëruar nga pamje të ekspozitës së rrallë të Anri Salës, do të mund t’i ndajmë së bashku, në dritare.tv.

View this post on Instagram

@editpula #asyougo #anrisala #santander #spain @centrobotin @dritare_net #mojo #mobilejournalist @shqiptaretemrekullueshem

A post shared by Rudina Xhunga (@rudinaxhunga) on

Ndërsa më poshtë po ju sjellim një pjesë nga shkrimi i "El Pais", kushtuar artistit tonë, Anri Sala!

"Anri Sala, artisti që doli nga i ftohti

Artisti i njohur shqiptar eksploron nocione rreth historisë, gjuhës dhe aftësisë vendimmarrëse në një video instalacion, në Santander që ndërthur imazhet me himnet dhe kompozimet klasike.

Me një jetë të lidhur me ekstremet e komunizmit në Shqipëri dhe pasurisë kapitaliste të Parisit, për vite me radhë emri i Anri Salës buçet në korridoret më të përzgjedhura të artit dhe shoqërisë elitare evropiane. Nëse diçka mund të theksohet nga veprat e tij transcendente, është elasticiteti për t'u qasur nga këndvështrime të ndryshme. Çelësi për të deshifruar secilin kombinim të simboleve qëndron në dhënien e vëmendjes së duhur. Ide të kundërta dhe asinkrone që takohen dhe ndahen përsëri. Natyra fizike, e kufizuar dhe e kodifikuar e perceptimit dhe të kuptuarit të botës. Vështrimi i artistit si filozof dhe kritik i historikut. Gjuha, e konceptuar në përkufizimin e saj më të gjerë, si një material ndërtimor për ontologjinë. "Bëhet fjalë për të festuar aftësinë e vendimmarrjes dhe subjektivitetin. Dhe gjithashtu të jemi të vetëdijshëm për pamundësinë e të qenit kudo."

I thirrur nga Fondacioni Botín de Santander për të mbajtur ekspozitën As You Go (Châteaux en Espagne) dhe një atelie në prillin e ardhshëm, artisti përfaqëson personalisht një version të përsosur të asaj që përcjell vepra e tij. I veshur me blu të errët pothuajse të zezë, me një xhaketë lëkure dhe dy unaza të mëdha që shkëlqejnë e vallëzojnë me ritmin e bisedës, shqiptari, serioz, por i arritshëm, predikon përmbajtjen e këtij projekti me të njëjtën ashpërsi me të cilën ai bën filmat e tij, fotografi ose instalacione: gjithnjë të sakta, të përpikta dhe të llogaritura për të përcjellë një mesazh që, siç tregon ai vetë, do të materializohet në interpretime të ndryshme, që varet nga kush e sheh dhe si e sheh atë. Prandaj, hapësira e ekspozitës, një sallë diafanore me dy shtesa të hapura, me dritare drejt qytetit dhe gjirit të Santander, është një pjesë e brendshme e projektit dhe titullit të tij, "As you go". "Ekspozita është e ndarë në tre lëvizje, në të cilat unë kam punuar duke e ndërthurur me atributet e ndërtesës.", shprehet artisti, i cili prezanton një kombinim të disa projekteve me video, të cilat shfaqen në ekrane të mëdha të përshtatura me hapësirat arkitektonike. "Ne jetojmë në kohën e përqendrimit të reduktuar.", thotë ai, "dhe një nga pikat e forta të eksperiencës kinematografike është që kujdeset për ty,  ndërsa ti qëndron pa lëvizur dhe vëmendja jote nuk ka ku të shkojë tjetër.”

Punimet janë të gjitha të mëparshme – “Ravel, Ravel (Unravel)”, e vitit 2013; “Takeover”, e 2017 dhe “If And Only If”, e 2018-ës, por e modifikuar dhe e treguar në këtë mënyrë, "krijo një pjesë të re në vetvete!". Ravel, Ravel (Unravel) është një përzierje e dy videove ku dy pianiste luajnë Koncertin e Ravel me dorën e majtë, të cilën Anri Sala e bëri në 2013-ën për Bienalen e Venecias, trampolinën e tij përfundimtare. "Dora e majtë duhet të marrë përsipër aftësitë, atributet dhe gjithashtu barrën e të dy duarve." shpjegon ai. Në “Takeover” ka edhe krahasime, por në këtë rast jo të një çifti elementësh të barabarta, por atyre të ngjashme: “La Marseillaise dhe La Internacional”, kompozime që ndajnë shumë gjëra, si muzikore, ashtu edhe historike. Filmi  “If And Only If”, i fundit, është i bazuar te elegjia e Stravinskit “Solo Viola”. Në të, një kërmilli përpiqet të ecë në harkun e instrumentit gjatë performancës së muzikantit. "Kjo është pjesa kryesore e projektit," thotë Sala, "dhe te të dyja anët ajo është mbyllur midis asaj që unë quaj parantezë, dy projekte që korrespondojnë me pikëpamjet e ndërtesës, deri te deti i hapur dhe qyteti.", dhe që kanë të bëjnë me idenë e kutisë muzikore.

Punimet e tij të fundit nuk janë aq qartë politike, kritika e tij është më abstrakte!

Mbeten larg vepra politike si “Intervista”, e vitit 1998, një film i realizuar ndërsa ishte akoma student në Francë, ku jeton dhe ku është trajnuar, në Shkollën Kombëtare të Arteve Dekorative. Në të, Sala i tregon nënës së tij një video të vjetër, pa audio, është një mbledhje televizive në të cilën ajo merr pjesë. Në mungesë të zërit, artisti i rikuperoi fjalët falë përkthimit të një shkolle për njerëzit që nuk dëgjojnë. Kur i shikon përsëri ato imazhe të shoqëruara nga një tekst, gruaja nuk është në gjendje ta njohë fjalimin e saj. E konceptuar në kuadrin e komunizmit dhe ngurtësinë e imponuar në gjuhë, ajo pjesë nxori në pah ndarjen e shkaktuar nga kalimi i kohës dhe erozioni që gjenerohet në sintaksë.  Ashtu sikurse vendi i tij ka kaluar nga komunizmi, në qeverisje nga një artist, kryeministri është ish-profesori i tij Edi Rama, i cili pikturoi ndërtesat e qytetit të Tiranës, në një iniciativë që Sala mori në dokumentarin e 2003-shit “Dammi i colori”-, shqiptari ka lëvizur vizionin e tij kritik drejt koncepteve më abstrakte dhe rrjedhimisht, më gjithëpërfshirëse. Veçanërisht muzika, e cila dominon tonin në shfaqjen e tij në Santander. "Ndërsa gjuha tregon, muzika shpreh,dhe të tregosh dhe të shprehësh janë dy gjëra të ndryshme.""/dritare.net