
Shpërthim gazi në një minierë në Bulqizë, pësojnë djegie në trup 3 minatorë!
Dritare.net

Tre minatorë kanë mbetur të lënduar në një minerë, pasi dyshohet se ka pasur shpërthim të një sasie gazi.
Mësohet se të lënduar kanë mbetur shtetasit F.S; Rr.K., dhe A.Ç. janë dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore, ku famtirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetë.
Ndërkohë bëhet e ditur se është bërë menjëherë evakuimi i të gjithë punëtorëve nga fronti i punës dhe rrjedhja e gazit është vënë nën kontroll.
Njoftimi i policisë:
Bulqizë/informacion paraprak
Në një subjekt minerar, në Bulqizë, gjatë punës në nivelin 17 të pusit, dyshohet se ka shpërthyer një sasi gazi dhe për pasojë kanë pësuar djegie trupore tre punëtorë që ndodheshin në këtë nivel, konkretisht shtetasit F.S; Rr.K., dhe A.Ç. Të lënduarit po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Është bërë menjëherë evakuimi i të gjithë punëtorëve nga fronti i punës dhe rrjedhja e gazit është vënë nën kontroll.
Situata aktualisht është normalizuar. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, po punohet për zbardhjen e shkaqeve të plota të kësaj ngjarjeje./M.K-dritare.net

















