
Për herë të parë në histori, euro shënon rënien drastike!
E Mërkurë 28 Dhjetor 2022, 15:03
Dritare.net
Monedha europiane referuar tregut të brendshëm valutor vazhdon të jetë në rënie, ku për herë të parë euro këmbehet gjatë ditës së sotme me 112.83, në rënie ditore me 1.03 lekë.
Paundi britanik ka regjistruar sërish zbritje të kuotës pasi vijon edhe këtë të martë të dobësohet duke u blerë me 128.2 lekë dhe duke u shitur me 129.7 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me dje.
Dollari amerikan gjithashtu ka pësuar rënie të ndjeshme të vlerës mëngjesin e sotëm pasi krahasuar me ditën e hënë është blerë sot me 106.4 lekë dhe është shitur me 107.5 lekë./Xh.Xh/dritare.net

















