Na ndiqni edhe në

Ekonomi

Ministrja Denaj: 15 miliardë lekë mbështetje për sipërmarrësit në të gjithë sektorët e ekonomisë

Ministrja Denaj: 15 miliardë lekë mbështetje për

Qeveria shqiptare, ka dhënë 15 miliardë lekë mbështetje nga Qeveria Shqiptare për Garancinë Sovrane 2. Kështu ka njoftuar ministrja e financave dhe ekonomisë në rrjetet e saj sociale. Garancia Sovrane II, ofron mundësi financimi për të gjitha sipërmarrjet e ndikuara në aktivitet nga situata e pandemisë që kanë një historik pozitiv të marrëdhënies kreditore. Kredia e marrë nga sipërmarrësit nga garancia sovrane 2 ka një afat shlyerjeje deri 5 vjet.

“Qeveria garanton 60% të principalit të çdo huaje, që bankat do të lëvrojnë për biznesin, sipas eksperiencave më të mira ndërkombëtare. Ky instrument:

Është në dispozicion për sipërmarrësit në të gjithë sektorët e ekonomisë
Synon të jetë burim për kreditimin e kompanive për kapital qarkullues dhe investime
Ofron mundësi financimi me një afat shlyerjeje deri 5 vjet.
Ofron hapësirën për të mos paguar principalin për një periudhë jo më pak se 6 muaj. Prej javës së ardhme bizneset mund të shprehin interesin pranë të gjitha bankave të nivelit të dytë”, shkruan ministrja Denaj./L.F-dritare.net