
Vaksina kundër virusit mund të jenë të nevojshme çdo vit. Ndaj një ndër kompanitë më të mëdha të vaksinave Pfizer ka bërë kërkesën për të qenë një ndër furnizuesit më të mëdhenj për botën për vite me radhë. Në 3 muajt e parë të 2021 vaksina gjeneroi të ardhura prej $ 3.5 miliardë.
Pritet që kjo shumë të shkojë deri në 26 miliardë dollarë deri në fund të vitit dhe më shumë se një e treta e shitjeve, i takon kompanisë Pfizer. Parashikimi bazohet në kontrata të nënshkruara tashmë për 1.6 miliardë doza vaksinash që do të shpërndahen këtë vit.
Pfizer tha se priste të nënshkruante më shumë marrëveshje këtë vit dhe se ishte në bisedime për të furnizuar disa vende për 2022 e më tej. Kohët e fundit Pfizer nënshkroi një kontratë me Mbretërinë e Bashkuar për të furnizuar 60 milion doza shtesë në 2021.
Shpenzimet dhe fitimi nga vaksina ndahen 50-50 midis Pfizer dhe partnerit të saj gjerman BioNTech. Kompania po teston përdorimin e një doze të tretë të vaksinës së saj dhe pret që SHBA t’i hapë dritën jeshile për t'u përdorur në fëmijët midis 12 dhe 15 vjeç gjatë pandemisë./L.F-dritare.net

















