Inflacioni/ Rritet çmimi i vajit të ullirit dhe lulediellit
Dritare.net
Shqetësimet e shtuara se çmimet e drithërave dhe karburanteve do të ndihmojnë në rritjen e inflacionit janë tregues se vaji i ullirit, veçanërisht, por edhe vaji i lulediellit do të bëhet shumë më i shtrenjtë.
Prodhimi i vajit të ullirit në BE këtë vit pritet të jetë 40% më i ulët se vitin e kaluar dhe vendimi i Turqisë për të bllokuar eksportet deri në korrjen e nëntorit do të ulë më tej furnizimin.
Komisioni Evropian vlerëson se konsumi i vajit të ullirit te prodhuesit kryesorë të bllokut, Greqi, Itali, Portugali dhe Spanjë, do të luftojnë për të kaluar 1 milion tonë në 2023-shin, nga 1.2 milion në 2022-shin.
Shqetësimet se eksportet e vajit të lulediellit ukrainas do të bllokohen kanë ndikuar gjithashtu në çmimet e naftës.
ELSTAT, autoriteti i pavarur i statistikave të Greqisë, pritet të shpallë inflacionin e çmimit të konsumit të martën dhe konsensusi është se do të konfirmojë shifrat e Eurostat që tregojnë një rritje të konsiderueshme./K.C/dritare.net