Na ndiqni edhe në

Ekonomi

Braçe: Bujku i pambrojtur përballë informalitetit, s’kanë marrë ende lekët e shalqirit!

Braçe: Bujku i pambrojtur përballë informalitetit,

Deputeti i Ps-së, Erjon Braçe në Komisionin e Ekonomisë është ndalur tek gjendja e bujkut dhe informaliteti që mbizotëron në treg. Ai ka thënë se kjo situate duhet të marrë fund dhe se duhet të ketë formalizim për kontratë mes bujkut dhe grumbulluesit dhe ligjërim të transaksionit përmes një fature, që sot nuk ekziston.

“Mallrat pa faturë nga bujku te kompanitë e grumbullimit, qarkullon pa faturë zyrtare të njohur nga autoritetet ligjore të vendit. Kur veçanërisht kompanitë e eksportit dhe kompanive të tjera, që nxjerrin eskport, apo që nxjerrin në treg, plotësojnë fatura, që nuk korrespondojnë me as me cilësinë, as çmimin…etj. Pasoja e kësaj marrëdhënie informale në treg bije mbi bujkun. S’ka faturë për mallin, gjen dëftesa dore që u jepen bujkut në dorë për të pritur kohën për të marrë paratë e tij. Nuk përcaktohet as pesha, as cilësia, as çmimi, ditën kur malli është dorëzuar.

Ka vonesa të mëdha që shkojnë jo me javë por me muaj të tërë për pagesat e bujkut dhe mbi të gjitha një situatë e tërë mashtrimi për bujkun.

Kur nuk i reflektohet sasia e madhe, as cilësia dhe çmimi në ditën e shitjes së produktit, kjo ka sjellë vështirësi me bujkun prodhues. Paratë që merren nga një cikël prodhimi janë të domosdoshme për të garantuar vijimin e një cikël të ri prodhimi.

Zona e Divjakës nuk ka marrë ende paratë e shalqirit që ka shitur në maj e qershor.

Duhet të ketë formalizim për kontratë mes bujkut dhe grumbulluesit dhe ligjërim të transaksionit përmes një fature që sot nuk ekziston. Kjo bën që bujku të mbrohet. Po ashtu duhet të ketë fotografim të situatës aktuale për të verifikuar dhe dokumentuar situatën aktuale. Duhet mbrojtur bujku dhe prandaj ky ligj bën të detyrueshme që grumbulluesit apo përpunuesit të kenë kontrata ligjore dhe fatura ligjore që dokumentojnë transaksionin në kohë reale dhe detyron palët ta bëjnë të pagueshme brenda 30-60 ditëve dhe më pas kalon në kamat vonesa pas këtij afati dhe interesat përkatëse”, tha Braçe../dritare.net