Donjeta Sadiku mposht boksieren e Serbisë dhe fiton medaljen e artë!
Thursday 27 August 2026, 17:05
Dritare.net

Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku, ka fituar medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
Në finalen e kategorisë deri në 60 kilogramë, Sadiku mposhti Kristina Kuluhovën, boksieren me origjinë ruse që përfaqëson Serbinë, duke u ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit.
Boksierja kosovare zhvilloi një rrugëtim të shkëlqyer në këtë turne. Në çerekfinale ajo mposhti turken Esmanur Lok me rezultat 4:1, ndërsa në gjysmëfinale dominoi ndaj grekes Sofia Legaki, duke fituar me vendim unanim 5:0.
Me triumfin në finale, Donjeta Sadiku i siguroi Kosovës medaljen e artë dhe një tjetër sukses të madh në arenën ndërkombëtare.