
Dashi
Gjatë kësaj dite do keni mbështetjen e Marsit, planetit që simbolizon forcën dhe rezistencën. Ai do iu bëjë të keni shëndet të mirë, gjallëri dhe energji. Në tërësi do ndiheni për mrekulli dhe nuk do keni ankesa. Dilni pak në ballkon merrni ajër dhe mbushuni thellë me frymë. Gjendja e financave do jetë e mirë, megjithatë mos e teproni me shpenzimet për gjërat që nuk i keni të nevojshme për momentin.
Demi
Gjatë kësaj dite duhet ë tregoheni më të kujdesshëm për gjendjen tuaj shpirtërore dhe atë fizike. Mund të bëheni shumë pesimistë dhe nga ana tjetër mund të hani pa e kuptuar. Nesër do keni probleme të mëdha shëndetësore po nuk morët masa. Nëse prej disa ditësh keni pasur ndonjë ftohje të lehtë, do ndiheni disi më mirë. Kujdesuni edhe pak për gjumin dhe në mbrëmje pini kamomil. Sipas Dritare.net, me paratë do i keni punët mirë dhe nuk do iu dalë asnjë problem.
Binjakët
Saturni do iu bëjë më pak rezistentë gjatë kësaj dite kështu që duhet të bëni kujdes. Nuk do keni imunitet të fortë dhe duhet të merrni masa sa pa qenë vonë. Kujdes edhe me ushqimin nëse nuk doni të keni probleme me tretjen. Konsumoni më shumë fibra dhe mos ndani asnjë çast agrumet. Gjendja e financave mund të dobësohet pak për shkak të shpenzimeve që do iu duhet të bëni. E mira është që porositë t’i bëni nëpërmjet internetit dhe të mos dilni shumë jashtë.
Gaforrja
Gjatë kësaj dite do keni dëshira të mëdha për të bërë diçka ndryshe nga zakonisht, por duhet të përmbaheni. Më mirë reflektoni dhe gjeni arsye të ndryshme optimizmi. Shëndeti në tërësi do jetë i mirë, përveç ndonjë dhimbjeje shpine apo qafe që do vijnë si pasojë e qëndrimit ulur apo e një detyre që do kryeni në shtëpi. Në mbrëmje bëni ndonjë masazh shtëpie, një dush të ngrohtë ose praktikoni yoga. Keni për t’u çlodhur. Me paratë do t’i keni punët mirë dhe nuk do shpenzoni pafund.
Luani
Edhe pse mund të jeni të mërzitur dhe pa dëshirë për të bërë diçka gjatë kësaj dite, më mirë mos ia nxirrni dikujt tjetër mërzitjen. E mira është të merreni me diçka kreative dhe të humbni mendjen. Shëndeti në tërësi do jetë i mirë, por mund të keni probleme me dhëmbët. Për çdo shqetësim serioz drejtohuni tek specialistët që të gjithë i këshillojnë. Nga ana tjetër nëse keni shqetësime të vogla, pini qetësues, shmangni kafenë, duhanin, të nxehtat, të ftohtat, të ëmblat dhe mbani një higjienë më të mirë. Me buxhetin nuk do keni probleme.
Virgjëresha
Mirë është që sot të mos dëgjoni asgjë të mërzitshme, të shihni filma argëtues dhe të flisni vetëm për gjëra të bukura me të afërmit tuaj. Për shëndetit do iu duhet të kujdeseni pak më tepër se zakonisht. Nuk do keni probleme serioze, por më mirë merrni masa sa pa filluar shqetësimet. Kujdesuni edhe për linjat tuaja, mos hani pa menduar dhe konsumoni sa më shumë lëngje. Sektori i financave do jetë paksa i trazuar dhe kjo mund t’iu mërzitë paksa. Mundohuni të shmangni shpenzimet për gjëra luksi.
Peshorja
Nëse doni të hiqni mendjen nga stresi i zakonshëm, më mirë të merreni me diçka ndryshe sot. Mendoni të bëni ndonjë ndryshim në shtëpi, të merreni me gatim ose diçka tjetër. Edhe me miqtë kur të lidheni në internet flisni vetëm për gjëra të bukura. Dielli do jetë planeti që do iu ndihmojë me shëndetin. Do jeni në formë të mirë sidomos nëse bëni edhe ndonjë ushtrim fizik në shtëpinë tuaj. Shfrytëzoni gjithë videot që qarkullojnë në internet. Sipas Dritare.net, paratë mund të dobësohen paska për shkak mos vajtjes në punë, por nuk duhet të alarmoheni.
Akrepi
Në përgjithësi dita e sotme ka për të qenë e qetë për ju. Saturnin do e keni gjithë kohës në krah dhe ai do iu bëjë më me humor të mirë. Edhe shëndeti do jetë i kënaqshëm. Do dini të kujdeseni për veten, nuk do qëndroni gjithë kohës shtrirë, do pini lëngjet e duhura që do largojnë toksina dhe do konsumoni ushqime të shëndetshme. Tani që keni kohë më tepër duhet vërtet të ndiqi një rutinë më të mirë. Shpenzimet nuk do jenë të mira. Nëse keni marrë borxhe, flisni në telefon me personat e caktuar dhe shtyni shlyerjen.
Shigjetari
Sot do zgjoheni më të frymëzuar se disa ditë më parë dhe me më shumë dëshirë për të bërë disa gjëra ndryshe. Fantazia nuk do iu mungojë për asgjë çast, madje edhe për gatimin do përkudjeseni më tepër. Shëndeti do jetë i mirë. Do jeni të arsyeshëm me ushqimin dhe do bëni gjumë më të mirë. Nëse keni pasur shqetësimi nga muskujt do ndiheni më të qetë. Gjendja financiare do jetë e kënaqshme. Do jeni realistë dhe kjo nuk do iu sjellë aspak probleme.
Bricjapi
Gjatë kësaj dite nuk do jeni me humor të keq, por në të vërtetë do ndiheni disi të lodhur. Ndryshe nga sa mund ta kishit menduar qëndrimi në shtëpi qenka më stresues dhe i lodhshëm. Shëndeti nuk do jetë i keq, por në disa momente do iu duket sikur nuk do mbusheni me frymë. Gjithçka do lidhet me ankthin e periudhës kështu që dilni në ballkon apo në dritare, qëndroni pak dhe do ndiheni më mirë. Financat do mbeten siç kanë qenë sepse nuk do kryeni asnjë lloj shpenzimi.
Ujori
Gjatë kësaj dite duhet të mendoni se për gjithçka ka një zgjidhje dhe se nuk duhet humbur asnjëherë shpresa. Gjithçka do kalojë dhe nesër dielli do të lindë sërish. Shëndeti mund të mos jetë i shkëlqyer, por ju do dini t’i bëni ballë dhimbjes dhe shqetësimeve të ndryshme. Po u kujdeset pak më tepër për ushqimin dhe po bëtë disa ushtrime në shtëpi, do ndiheni më energjikë pas mesdite. Ushqimet e skuqura shmangini sa të mundeni. Financat do jenë më të mira nëse punoni nga shtëpia.
Peshqit
Dita e sotme nuk ka për të qenë shumë e mirë. Shumicën e kohës do jeni nervozë dhe mund të keni mendime të këqija për të ardhmen. Nëse nuk doni të bini në depresion, mos shihni lajme negative dhe argëtohuni sa më shumë me programe interesante. Shëndeti fizik nuk do jetë i keq, përkundrazi nuk do ndieni më asnjë lloj dhimbjeje si më parë. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë. Mos u gjeni nga uljet që do qarkullojnë në internet sepse keni për të mbetur shpejt pa para. /dritare.net

















