
Dashi
Ka rrezik që dita e sotme të jetë e mjegullt për të gjithë. Ju që jeni në një lidhje nuk do i keni shumë të qarta mendimet dhe nuk do dini çfarë hapash duhet të hidhni. Mos veproni asnjë moment pa u bindur. Nëse jeni beqarë do bëni mirë të mos nxitoheni për asgjë pasi në të kundërt situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit. Në punë duhet të jeni të qartë para se të hidhni çdo lloj hapi. Vendimet e mëdha merrini pasi të konsultoheni me koleget tek të cilët besoni. Në planin financiar gjendja do përmirësohet tej mase falë ndihmës së çmuar që do iu japin disa të afërm.
Demi
Dite mjaft e qetë ka për të qenë kjo e sotmja. Do jeni më të logjikshëm dhe do arrini të zgjidhni edhe disa mosmarrëveshje. Për ju që jeni në një lidhje kjo e sotmja do shërbejë për të reflektuar me kujdes dhe për të bere plane. Nëse jeni beqarë do keni një ditë të paqëndrueshme dhe nuk do ndiheni aspak gati për të joshur. Në punë do ecni në bazë të planeve dhe do programoni gjithçka përpara se të veproni. Në planin financiar problemet do jenë të shumta kështu që mire do jetë të kërkoni sa më shpejt ndihmën e specialistëve.
Binjakët
Marsi dhe Urani do ua ndërlikojë goxha situatën gjatë kësaj dite. Do gjendeni në një mjedis ndryshe dhe me rregulla ndryshe, por do mundoheni të përshtateni. Nëse jeni në një lidhje keni për të hasur goxha pengesa dhe do debatoni partnerin. Para se të merrni vendimet përfundimtare, mendohuni mirë. Nëse jeni beqarë do jeni nostalgjikë për një histori të shkuar dhe nuk do e lini veten të lirë për të realizuar njohje të reja. Në punë vetëm nëse bashkëpunoni me të tjerët mund të arrini atje ku doni sepse vetë çdo gjë do jetë më ë vështirë. Ne planin financiar mos ndërmerrni asnjë hap pa bërë llogari nëse nuk doni të gaboni.
Gaforrja
Sot do zgjoheni me humor shumë të mirë dhe do doni ta shfrytëzoni ditën sa më mirë. Nëse keni një lidhje problemet do mungojnë dhe gjithë kohës do dashuroheni me shumë pasion dhe emocion me partnerin. Ai do ju adhurojë edhe më shumë sesa më parë. Nëse jeni beqarë do keni disa takime intensive të cilat do ju bëjnë të mendoni seriozisht për ndryshime të statusit. Në punë merrini gjërat më seriozisht dhe bëni përpjekjet e duhura. Gjithçka ka për t’u kthyer mbrapsht dhe do ndiheni shumë më mirë. Buxheti do normalizohet pas disa tronditjeve të vogla që ka pësuar së fundmi.
Luani
Gjatë kësaj dite do jeni gjenialë dhe të paarritshëm. Çdo gjë që keni dashur do mund ta arrini pa shumë mundim. Për ju të dashuruarit nuk do ecin gjërat si i kishit menduar. Nuk do arrini dot t’i shprehni sa duhet ndjenjat kundrejt partnerit dhe ai mund të keqkuptohet për këtë gjë. Nëse jeni beqarë duhet të tregoheni disi më të duruar dhe keni për ta gjetur personin për të cilin keni ëndërruar gjithmonë. Në punë mund t’iu duket të qëndroni edhe vonë disa momente vetëm për të arritur në kohë ato që keni menduar. Në planin financiar do ju duhet të ndërmerrni edhe rreziqe për ta stabilizuar situatën.
Virgjëresha
Saturni do i japë shkëlqim jetës tuaj sot. Nga ana tjetër do jeni të disiplinuar dhe nuk do veproni pa logjikë. Ju që keni një lidhje do kaloni momente të këndshme me partnerin tuaj dhe do ju duket vetja sikur jeni mbi re. Çdo çast ka për të qenë ashtu si e keni ëndërruar. Nëse jeni beqarë duhet të prisni edhe pak kohe para se të ndryshojnë statusin sepse mundësitë e sotme nuk do jenë më të mirat e mundshme. Në punë do jeni profesionistë dhe të kontrolluar prandaj nuk do ju ndodhin të papritura. Financat mos i lini në dorë të personave të tretë sepse do pendoheni tej mase.
Peshorja
Asgjë dhe askush nuk do mund t’iu influencojë gjatë kësaj dite. Do keni mendjen tuaj dhe do ecni sipas planeve që keni bërë në kokë. Ju të dashuruarit do jeni tej mase kokëfortë dhe nuk do pranoni në asnjë mënyrë t’i hapni rrugë atij që keni ne krah. Marrëdhënia mes jush do lërë shumë për të dëshiruar. Ju beqareve do ju duket sikur vetë jeni perfektë dhe gjithë të tjerët kanë të meta. Duke menduar kështu keni për të mbetur ende me të njëjtin status. Në punë do jeni shumë pak persona dhe kjo do iu japë më shumë fushë të lirë për të vepruar. Që financat të vazhdojnë të jenë të mira, duhet t shpenzoni vetëm për gjërat më të domosdoshme.
Akrepi
Mendja juaj do jetë e mbushur me ide negative sot dhe në disa momente do doni të ndryshoni çdo gjë. Për ju që keni një lidhje, jo vetëm që asgjë nuk do ecë mirë, por mund të mendoni edhe për ndonjë ndarje të mundshme. Ju beqarët do pranoni te keni njohje e të dilni nëpër takime, por nuk do arrini dot të fiksohen pas dikujt e të filloni një lidhje. Në punë mund të jeni produktivë vetëm duke përdorur kompjuterin ose makineritë e tjera sepse vetëm nuk do arrini dot asgjë. Financat nuk do jenë të këqija, por duhet të mundoheni të kurseni nga pak në mënyrë që të siguroni edhe të ardhmen.
Shigjetari
Neptuni do ju bëjë të logjikshëm sot dhe do kërkoni ta siguroni çdo sektor të jetës. Pritet një ditë shumë e ngrohtë. Ju që keni një lidhje do i jepni më shumë prioritet se kurrë jetës suaj në çift dhe do bëni gjithçka që atmosfera të mbetet e ngrohtë në çdo moment. Ju beqarët do jeni të paparashikueshëm. E sigurt është se asgjë nuk do jetë ashtu si më pare dhe do përjetoni kënaqësi të mëdha. Në punë do jeni shumë kompetentë dhe të kujdesshëm. Para se të veproni do logjikoni përherë dhe kjo do shmangë problemet. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni ato para që keni. Matuni disa herë para se të veproni.
Bricjapi
Planetët do i keni gjithë kohës pranë dhe ata do ju bëjnë shumë më të logjikshëm. Jeta juaj në çift do jetë gjithë kohës e mbrojtur. Nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni, përkundrazi do ndiheni më së miri. Ju beqarët duhet të bëni akoma më shume durim që ta gjeni personin më të përshtatshëm. Po u nxituat mund të bëni zgjedhje të gabuara. Jeta profesionale do ketë ndryshime goxha pozitive të cilat do ju bëjnë t’i shihni gjërat më me optimizëm. Mund të ngriheni edhe në detyrë. Të ardhurat do përmirësohen ndjeshëm falë maturisë që keni treguar kohët e fundit me shpenzimet.
Ujori
Përgatituni për surpriza që nuk i kishit menduar ndonjëherë. Nëse jeni në një lidhje keni për të kaluar një dite vërtet interesante dhe të mbushur me emocione. Çdo çast ka për të qenë i veçantë dhe i mbushur me shprehje ndjenjash. Ju beqarët gjithashtu do keni një ditë të bukur dhe me fat. Për ju mund të ketë ndryshime rrënjësore. Në punë do filloni disa projekte të vështira, por që me pak mund do ia dilni mbanë. Për financat duhet të përkujdeseni në çdo moment pasi në të kundërt situata mund të dale jashtë kontrollit dhe nuk do ketë kthim mbrapa.
Peshqit
Duke qenë se Hëna dhe Venusi do jenë në kundërshti me njëra-tjetrën sot, priten trazira në jetën tuaj. Nëse keni një lidhje do i vini gjithë kohës në pah defektet partnerit dhe kjo do e acarojë atë pa masë. Në fakt ju duhet të shihni nga vetja fillimisht sepse nuk jeni perfektë. Edhe mbrëmja do jete e nxehtë. Ju beqarët duhet të jeni më të guximshëm dhe t’ia shprehni dikujt ndjenjat. Në punë mund të zhgënjeheni dhe do ju humbasë plotësisht dëshira për të hedhur hapa më tej. Shpenzimeve vendosuni fre sa më parë të jetë ë mundur sepse situata do vijë duke u përkeqësuar. /dritare.net

















