
Dashi
Edhe pse pa dashur vetë sot do ju mungojë takti dhe maturia. Do jeni shumë të nxituar dhe do thoni gjëra vërtet të rënda që do i largojë edhe ata që deri më sot ju kanë qëndruar pranë. Për ju të dashuruarit pritet një ditë mjaft delikate. Mund të keni edhe debate të forta me partnerin për shkak të kokëfortësisë që do tregoni. Ju beqarët nuk duhet të krijoni iluzione të gabuara sepse mund të lëndojnë veten tuaj. Në punë nuk do jeni të motivuar dhe do hezitoni të hidhni hapa. Për asgjë nuk duhet të nxitoheni sepse kanë për t’iu lindur probleme. Financat do dini si t'i menaxhoni në çdo moment dhe gjendja do jetë goxha e kënaqshme. Mund të ndihmoni edhe pak familjarët.
Demi
Do ju duket vetja shumë të pushtetshëm gjatë kësaj dite dhe do veproni pa u menduar. Ka rrezik të bëni gabime goxha të mëdha. Nëse keni një lidhje sot do jeni aventurierë dhe ka rrezik të bëni gabime të pafalshme. Mund të shkatërroni një marrëdhënie të ngritur me aq mund e sakrifica. Ju beqarët do kaloni një ditë plot ngjyra dhe plot takime drithëruese. Shfrytëzojeni sa të mundeni. Sipas Dritare.net, në punë mos u tregoni mendjemëdhenj, por fokusohuni tek ato që keni për të bërë. Sa më shumë të nxitoheni aq më keq do jetë. Me shpenzimet mos u tregoni të paarsyeshëm sepse situata mund t'iu dalë shumë shpejt jashtë kontrollit.
Binjakët
Gjatë kësaj dite do jeni shumë të kujdesshëm me gjërat, fjalët dhe situatat. Do bëni të pamundurën që gjithçka të jetë në rregull. Ju të dashuruarve Mërkuri do ju nxitë të jeni më të sinqertë me partnerin dhe marrëdhënia juaj do thellohet akoma më tepër. Në orët e pasdites nuk do mungojnë as surprizat nga të dy palët. Ju beqarët do jeni të pafat në dashuri dhe nuk do e gjeni personin tuaj të ëndrrave. Në punë do harxhoni më shumë kohë se zakonisht për të përfunduar detyrat. Vërtet do bëni pak sakrificë, por shumë shpejt do merrni edhe dëmshpërblimet për to. Gjendja e financave nuk ka për të qenë aspak e mirë prandaj bëni shumë kujdes me çdo lloj shpenzimi që do kryeni.
Gaforrja
Yjet do i keni të gjithë në krah gjatë kësaj dite. Do dini si të flisni dhe do jeni gjithashtu dëgjues të mirë. Ju të dashuruarit do vendosni çdo gjë në vije dhe marrëdhënia me partnerin do fillojë të përmirësohet mjaft. Të dy do toleroni më tepër se zakonisht. Ju beqarët nuk do preferoni të bëni ndryshime të statusit pasi edhe ashtu ndiheni mjaft mirë. Në punë mundet edhe të stresoheni pak për disa gjëra, por më në fund do ja dilni mbanë. Mos u nxitoni për asnjë arsye. Situata në planin financiar nuk do jetë aspak e keqe. Do keni mundësi edhe për të hequr disa para mënjanë.
Luani
Mirë është të mos flisni pa reflektuar sot sepse po gabuat nuk do keni më kthim pas në kohë. Ju të dashuruarit do jeni shumë autoritarë dhe kjo herë pas here nuk do i pëlqejë partnerit. Mirë do jetë që të ndryshoni tonin e zërit dhe ta këshilloni atë për gabimet që bën. Ju beqarët do keni një ditë të mbushur me çaste të lumtura. Ëndrrat tuaja do realizohen një e nga një. Në punë do jeni shumë të zotët, por edhe pak mendjemëdhenj. Kujdes mos e teproni me mburrjet sepse do pendoheni më vonë. Financat do jenë goxha të mira nëse arrini t'i menaxhoni si duhet paratë që do keni nëpër duar.
Virgjëresha
Sot do kujdeseni tej mase për gjithçka dhe gjërat do ju ecin më së miri. Për asgjë nuk do shqetësoheni sepse jeni të bindur për hapat që do hidhni. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë harmonike dhe pa probleme. Do merreni vesh për çdo gjë me partnerin dhe marrëdhënia me të do jetë e shkëlqyer. Ju beqarët do kaloni vështirësi të njëpasnjëshme për të bërë për vete personin që pëlqeni, por në fund do ja dilni mbanë me sukses. Në punë do bëni dyfishin e punës së kolegëve dhe do vlerësoheni shumë për këtë gjë. Jo më kot shefat do ju bëjnë edhe një propozim interesant. Në planin financiar do keni vështirësi të shumta. Kërkoni sa më parë ndihmë.
Peshorja
Gjatë kësaj dite duhet të dyfishoni përpjekjet dhe nuk duhet të jeni për asnjë moment pesimistë. Ju të dashuruarit tregohuni sa më realistë sepse situata mund t'iu dalë tërësisht jashtë kontrollit. Ju beqarët do keni një ditë pasionante dhe të mbushur me takime fantastike. Shumë gjëra do ndryshojnë njëherë e mirë për ju. Në punë do jeni të disiplinuar dhe asgjë nuk do ju bëjë të ndryshoni drejtimin që keni planifikuar. Mund të konfirmoheni në një detyrë që iu ishte propozuar. Sipas Dritare.net, ndikimi i yjeve në planin financiar do jetë mjaft pozitiv. Do dini si t'i menaxhoni me kujdes ato para që do keni nëpër duar.
Akrepi
Gjatë kësaj dite do reflektoni shumë dhe nuk do hidhni hapa të pamenduara me kujdes. Në këtë mënyrë do shmangni edhe zhgënjimet. Për ju të dashuruarit priten momente shumë të ngrohta. Do jeni më të hapur ndaj partnerit dhe do flisni edhe për gjëra që dikur kanë qenë tabu. Nëse jeni beqarë nuk duhet të ndërmarrin shumë rreziqe sepse situata mund t'iu dalë jashtë kontrollit më vonë. Jetën profesionale do e menaxhoni me kujdes kështu që do i arrini qëllimet. Jeni vërtet inteligjentë dhe shumë ju kanë zili. Gjendja e financave do jetë më e mirë, megjithatë mundohuni të mos shpenzoni shuma të konsiderueshme, por hiqni disa para mënjanë.
Shigjetari
Gjatë kësaj dite do jeni në kërkim të kënaqësive, por nuk do bëni asgjë të nxituar. Do jeni të kujdesshëm dhe do ecni me plane. Ju të dashuruarit do ndiheni më të qetë dhe më rehat. Do qëndroni më tepër kohë me partnerin dhe do flisni gjerë e gjatë me të. Shfrytëzojeni çdo moment edhe për të bërë ndonjë kërkesë. Ju beqarët nuk do arrini dot as sot ta gjeni partnerin tuaj ideal dhe do vazhdoni të njëjtën rrjedhë. Në punë do arrini të merrni atë që dëshironi pa u munduar shumë. I dini mirë pikat tuaja të forta dhe do i përdorni më së miri ato. Në planin financiar edhe pse do mundoheni, nuk do arrini dot ta stabilizoni situatën. Duhet të bëni ende durim.
Bricjapi
Do keni intuitë shumë të zhvilluar gjatë kësaj dite dhe do i pranoni edhe kritikat që do ju bëhen. Nëse keni një lidhje duhet të bëni më shumë përpjekje në mënyrë që ta ndryshoni sa më shpejt rutinën e jetës suaj. Po i latë gjërat pas dore gjendja do rëndohet akoma më tepër. Ju beqarët do jeni tejet kërkues dhe nuk do i pëlqeni personat që do iu joshin. Në punë Dielli do favorizojë iniciativat ndërsa Urani do ju ndihmojë të vini në zbatim ato që keni menduar. Gjërat nuk do jenë shumë të vështira kështu që mos u dorëzoni. Në planin financiar do i keni idetë shumë të qarta dhe do arrini ta stabilizoni situatën pa qenë ende vonë.
Ujori
Sot do jeni të predispozuar për të bërë çdo gjë për t’iu treguat të tjerëve sesa vleni. Kundërshtarët as që do ju ndalin dot. Nëse jeni në një lidhje edhe gjatë kësaj dite do keni një ditë entuziaste dhe të mbushur me emocione. Partneri do ju surprizojë dhe do ju mahnitë herë pas herë. Ju beqarët nuk do keni kohën e duhur për të menduar për një lidhje dhe do mbeteni me të njëjtin status. Në punë do dini shumë mirë si t’i menaxhoni gjërat dhe do merrni komplimente të njëpasnjëshme. Bravo edhe për gjakftohtësinë në disa situata të sikletshme. Në planin financiar nuk duhet të jeni shumë impulsive sepse edhe paratë mbarohen një ditë të bukur.
Peshqit
Saturni jo vetëm që do ua stabilizojë jetën, por mundet t’iu nxitë të merrni vendime shumë të rëndësishme. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë harmonike kjo e sotmja. Do e harroni njëherë e mirë të shkuarën e trazuar dhe do mendoi vetëm si ta bëni çdo çast sa më të bukur. Ju beqarët nuk do ndiheni gati shpirtërisht për të ndryshuar statusin dhe do mbeteni ashtu si keni qenë. Në punë pavarësisht se jo me shumë shpejtësi, do i realizoni të gjitha detyrat që iu janë dhënë. Në përfundim do ndiheni pafundësisht të qetë. Buxhetin do e keni më tepër nën kujdes dhe shumë shpejt situata do përmirësohet për ju. /dritare.net

















