
Dashi
Urani dhe Venusi do ju mundësojë një ditë të jashtëzakonshme sot. Do jeni sharmantë dhe mjaft origjinalë. Shëndeti do jetë i shkëlqyer. Do keni mbrojtje të mirë imunitare dhe nuk do ndieni asnjë lloj shqetësimi. Saturni do jetë planeti që do ndikojë shumë negativisht tek të ardhurat duke i bërë ato më të dobëta se kurrë më parë. Bëni shumë kujdes.
Demi
Do i keni idetë shumë të qarta gjatë kësaj dite dhe nuk keni për të bërë gabime. Shëndeti ka për të qenë shumë herë më i mirë se disa kohë më parë, por nuk do të thotë se nuk do ketë asnjë shqetësim sado të vogël. Sipas Dritare.net, në planin financiar duhet të tregoheni më të organizuar se më parë dhe nuk duhet kurrsesi të hidhni hapa të pamenduara.
Binjakët
Do jeni intuitivë dhe shumë të vendosur gjatë kësaj dite. Nuk do ju mungojë asnjë çast motivimi dhe këmbëngulja për të arritur atje ku doni. Planetin Mars do e keni në krah. Shëndeti do ketë shqetësime. Mund të prekeni nga alergji të ndryshme dhe nuk do jeni të qete aspak. Financat do varen nga mënyra sesi ju do veproni. Po hodhët hapa të pamenduara do keni vështirësi më vonë.
Gaforrja
Gjatë kësaj dite nuk do jeni aspak të gatshëm për të dëgjuar të tjerët dhe për të bërë çfarë thonë ata. Kokëfortësia do mbizotërojë gjithë kohës. Shëndeti do jetë delikat në mëngjes, por më pas gjithçka do përmirësohet. Gjendja e financave do jetë në duart tuaja. Mos luani me zjarrin që të mos digjeni më pas.
Luani
Gjatë kësaj dite mund të gjendeni edhe në situata të sikletshme kur nuk do dini nga të ecni, por do i kaloni ato shpejt. Gjendja shëndetësore do jetë më e mirë se disa kohë më parë, por gjithsesi disa shqetësime të vogla do i keni. Në planin financiar çdo gjë do ecë për mrekulli, kështu që nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni.
Virgjëresha
Do jeni shumë të frymëzuar gjatë kësaj dite dhe të gatshëm për t’u përshtatur me çdo lloj situate për të arritur sa më lart. Për fat të keq shëndeti nuk do ecë si duhet. Kujdesuni më tepër për ushqimin dhe mos lini pas dore aktivitetin fizik. Po patet shqetësime të mëdha këshillohuni me mjekët. Gjendja e parave do jetë goxha e mirë, çka do iu japë mundësinë të kryeni edhe ndonjë shpenzim më tepër.
Peshorja
Gjatë kësaj dite do keni moral më të fortë dhe do jeni më të gatshëm për të bërë më të mirën. Shëndeti do jetë i shkëlqyer. Nuk keni për të pasur asnjë lloj shqetësimi tashme. Sipas Dritare.net, në planin financiar tregohuni realistë sepse përndryshe mund të zhgënjeheni nga vetja dhe do vuani tej mase.
Akrepi
Edhe pse do kërkoni pavarësi dhe do doni të jeni mbi të tjerët gjatë kësaj dite, askush nuk do ju marrë inat. Bëni vetëm pak kujdes me impulsivitetin. Shëndeti nuk do jetë i mirë. Do keni shqetësime dhe probleme nga pjese të ndryshme te trupin. Këshillohuni sa më parë me mjekë dhe bëni analiza. Buxheti do ketë tronditje të njëpasnjëshme dhe në disa momente nuk do dini nga t'ia mbani. Familjarët gjithsesi nuk do ju lënë në baltë.
Shigjetari
Marsin do e keni në krah gjatë kësaj dite dhe do përmbyllni me sukses disa projekte të shumë dëshiruara. Miqtë do ju gjenden përherë pranë. Shëndeti do jetë goxha i mirë. Do jeni në formë dhe nuk do keni as shqetësimin më të vogël. Në planin financiar do jeni optimistë dhe nuk do ndërmerrni aspak rreziqe. Gjendja do jetë tejet e qëndrueshme, prandaj nuk do keni për çfarë të ankoheni.
Bricjapi
Gjatë kësaj dite do jeni shumë kokëfortë dhe nuk do e jetë e lehtë t’ua plotësosh dëshirat. Kërkesat gjithashtu do jenë të shumta. Për shëndetin do keni goxha probleme nëse nuk dini të kujdeseni për veten. Ndikimi i yjeve në planin financiar do jetë pozitiv. Gjendja do fillojë dalëngadalë të konsolidohet dhe do kryeni disa shpenzime më tepër.
Ujori
Gjatë kësaj dite do kaloni disa vështirësi, por me durim dhe guxim do arrini t’i kaloni. Shëndeti në përgjithësi do jetë i kënaqshëm, vetëm se duhet të shtoni sasinë e konsumimit të kalciumit dhe vitaminës D. Buxheti do vazhdojë ende të mbetet i paqëndrueshëm. Mundohuni të mos kryeni shpenzime të pamenduara.
Peshqit
Edhe pse në shumë momente do e keni të vështirë t’i menaxhoni emocionet, sërish do ktheheni në realitet dhe do e mbani veten. Shëndeti do jetë delikat dhe do ketë nevojë për më shumë përkujdes. Mos lini pas dore asnjë shqetësim. Buxheti do mbetet i trazuar edhe për shumë kohë. Vazhdoni të shpenzoni me përkujdes që të mos keni vështirësi as më pas. /dritare.net

















