Dashi
Gjatë kësaj dite nuk do jeni aspak të gatshëm për të dëgjuar të tjerët dhe për të bërë çfarë thonë ata. Kokëfortësia do mbizotërojë gjithë kohës. Ju të dashuruarit do jeni më xhelozë nga sa duhet dhe ka rrezik që në disa momente të konfliktoheni me partnerin. Mundohuni të keni pak më tepër besim tek ai. Ju beqarët nuk do ndiheni ende gati për të ndryshuar statusin dhe do vazhdoni të keni një ditë si gjithë të tjerat. Në punë ka rrezik të bëni gabime me fjalë ose me veprime. Për një arsye apo për një tjetër do shpërqendroheni dhe nuk do dini më si të organizoheni. Gjendja e financave do jetë në duart tuaja. Mos luani me zjarrin që të mos digjeni më pas.
Demi
Gjatë kësaj dite mund të gjendeni edhe në situata të sikletshme kur nuk do dini nga të ecni, por do i kaloni ato shpejt. Nëse jeni në një lidhje, sot nuk është momenti i përshtatshëm për të ndërmarrë rreziqe. Merrini gjërat shtruar dhe prisni kohën e duhur për të bërë ndryshime. Ju beqarët ka rrezik të bini në dashuri me një person që nuk ja vlen dhe për më tepër do ju sjellë goxha probleme. Sipas Dritare.net, në punë sido që të vijnë punët do bëni mirë të reflektoni disa herë para se të veproni. Më mirë mbrojeni veten nga problemet dhe të papriturat e pakëndshme. Në planin financiar çdo gjë do ecë për mrekulli, kështu që nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni.
Binjakët
Gjatë kësaj dite do dini se çfarë doni dhe çfarë nuk doni. Asgjë nuk do e ndalë vullnetin që keni dhe do diskutimi për ju është mbi gjithçka. Dielli do ju sjellë lumturinë e shumëpritur ju të dashuruarve. Ai do iu nxitë të përmirësoni marrëdhënien me partnerin dhe të ndiheni më të qetë. Nëse zemra juaj është e vetmuar, bashkëpunimi i planetëve me njëri-tjetrin do iu sjellë takime mjaft interesante. Ku i dihet, ndonjëri mund të shkoje edhe deri në martesë. Në punë vërtet do lodheni pak, por ato që do arrini do ju mbushin me gëzim. Nuk do ju mungojë asnjëherë motivimi. Për financat do bëni një punë të mirë që do iu sjellë mjaft fitime. Hiqni ndonjë para mënjanë.
Gaforrja
Intuita do ju çojë në rrugën e duhur gjatë kësaj dite dhe gjërat do ju realizohen ashtu si dëshironi. Do ju duhet vetëm pak më shumë durim për të arritur majat. Nëse jeni në një lidhje do influencoheni mjaft nga disa planetë. Do merrni edhe vendime të rëndësishëm për të ardhmen. Nëse ende nuk keni krijuar një lidhje do jeni pak të paduruar për të takuar dashurinë dhe kjo mund t’iu bëjë të gaboni. Mos u nxitoni për asgjë nëse doni që të arrini lumturinë. Në punë nuk do ketë më tension dhe çdo gjë ka për t'iu ecur shumë mirë. Mund t''iu rritet edhe rroga. Një surprize iu pret në planin financiar. Papritur do merrni vesh se do përfitoni një trashëgimi.
Luani
Sot nuk do jetë aspak vështirësi, përkundrazi Hëna dhe Urani do ua bëjnë gjërat më të lehta në çdo fushë. Meqenëse nuk do ketë planetë që do influencojnë jetën tuaj në çift ajo do jetë e qetë dhe pa probleme. Dita nuk do jetë aspak monotone dhe do përjetoni edhe mjaft kënaqësi. Ju beqarët do keni edhe dashuri me shikim të parë. Personi që do takoni do jetë shumë i veçantë. Do jeni vërtet me fat që do e keni pranë. Në punë do përkushtoheni mjaft për të përfunduar një projekt të nisur dhe keni për të arritur shumë lart. Saturni do ndikojë pozitivisht tek financat dhe ju do i rregulloni të gjitha problemet që keni pasur.
Virgjëresha
Komunikimi do ju nxjerrë edhe nga situatat më të vështira gjatë kësaj dite. Nuk do jetë nevoja as të jepni shpjegime te detajuara. Sektori i dashurisë për ju që keni një lidhje do jetë i favorizuar nga planetët. Marrëdhënia juaj do jetë më e qëndrueshme dhe do ndiheni mirë pranë të dashurit tuaj. Ju beqarët do jeni mahnitës dhe do e bëni për vete atë që doni. Do jetë një ditë shumë e bukur. Në punë merrni kohën e duhur për të bërë zgjedhje dhe flisni me ekspertët. Vetëm ashtu do ecni në rrugën e duhur. Plutoni do iu mbrojë në sektorin financiar dhe do keni shumë fat. Përfitoni sa më tepër, por tregohuni në çdo moment edhe vigjilentë.
Peshorja
Gjatë kësaj dite do jete sektori profesional ai që do privilegjohet dhe mund të keni arritje të mëdha nëse tregoheni realistë dhe të duruar. Nëse jeni në një lidhje ka rrezik të keni edhe kontradikta. Nuk do mendoni shumë për tjetrin dhe duke e lënë pas dore ai do ndihet tërësisht bosh. Nëse nuk doni ta humbni ndryshoni sjellje. Ju beqarët do veproni si ta mendoni për momentin dhe mundet të filloni një lidhje që në fakt ka për të vazhduar gjatë. Në punë ka shumë mundësi t'ia dilni mbanë në çdo angazhim që do merrni. Askush nuk do jetë mbi ju madje shpesh do iu kërkohen këshilla. Sipas Dritare.net, financat do e kalojnë fazën delikate dhe do jene më të qëndrueshme.
Akrepi
Saturni do iu japë energjinë e dukur sot për t'iu shkuar deri ne fund gjërave dhe për të arritur çdo objektiv. Do keni edhe këmbëngulës. Për ju që keni një lidhje Dielli do jetë shumë i favorshëm. Ai premton një ditë shumë të këndshme, të mbushur plot sensualitet, bashkëpunim dhe ngrohtësi. Personi që do takoni ju beqarët do iu bëjë të dridheni dhe të mos e heqin mendjen për asnjë çast nga ai. Në punë as nuk duhet të dyshoni për aftësitë tuaja. Sado të ngarkuar të jeni dhe sado në vështirësi të ndodheni do ja dilni mbanë. Financat nuk do jenë ashtu si duhet. Mos luani as me lojëra fati sepse më shumë do humbni sesa do fitoni.
Shigjetari
Jeta juaj nuk do jetë e qetë sot dhe disa fusha mund të jenë të rrezikuara vërtet. Tregohuni të kujdesshëm me çdo hap që do hidhni. Duke qene se Venusi nuk është pozicionuar mirë ju që jeni në një lidhje mund të keni edhe dyshime mbi ato që ndieni për partnerin. Mos u shqetësoni sepse gjërat shumë shpejt do të qartësohen dhe do ndiheni më të qetë. Ju beqarët nuk do e gjeni dot shpirtin binjak duke ndenjur para televizorit. Kërkojeni kudo. Në punë do iu jepen një detyre shumë e rëndësishme dhe me impenjim të madh. Do ju duhet pak kohë për t'u mësuar, por keni për të parë që gjithçka do ecë mirë. Tek financat do keni pak fat, por ju mund ta humbni edhe atë nëse nuk tregoheni të matur. Mos bëni asnjë transaksion financiar sepse do keni probleme.
Bricjapi
Tregohuni të arsyeshëm dhe të moderuar gjatë kësaj dite dhe keni për ta parë sa mirë do iu ecin gjërat sidomos në dashuri dhe në planin profesional. Merkuri, planeti i komunikimit dhe i fjalëve do jetë në anën tuaj nëse keni një lidhje. Marrëdhënia me partnerin do jetë më e mirë dhe do bashkëpunoni për çdo gjë. Ju beqarët do luftoni fort për të arritur atë që doni në jetën dashurore dhe do ia dilni mbanë. Shprehini sa më shumë ndjenjat pa u druajtur aspak. Në punë nuk do keni më shumë persona kundër sfidave që keni ndërmarrë dhe do hidhni hapa akoma më përpara. Financat kanë qenë të mira dhe sot do të përmirësohen edhe më tepër. Për disa fati do jetë i pashtershëm.
Ujori
Edhe pse në shumë momente do e keni të vështirë t’i menaxhoni emocionet, sërish do ktheheni në realitet dhe do e mbani veten. Për ju të dashuruarit dita e sotme nuk do jetë aspak e tensionuar, përkundrazi do jeni të qetë dhe do mund të zgjidhni edhe disa çështje delikate. Ju beqarët do preferoni aventurat kalimtare dhe jo historitë serioze të dashurisë. Do jeni vërtet me fat. Në punë duhet të mundoheni të qëndroni sa më të përqendruar tek çështja kryesore sepse po u përhumbët keni për të shkatërruar çdo gjë që keni ndërtuar deri më tani. Buxheti do mbetet i trazuar edhe për shumë kohë. Vazhdoni të shpenzoni me përkujdes që të mos keni vështirësi as më pas.
Peshqit
Urani dhe Venusi do ju mundësojë një ditë të jashtëzakonshme sot. Do jeni sharmantë dhe mjaft origjinalë. Ju të dashuruarit do jeni me më shumë fat se kurrë dhe gjithçka që keni dëshiruar do mund t'iu plotësohet. Shfrytëzojeni çdo sekondë deri në maksimum. Ju beqarët do kërkoni të pamundurën dhe as sot nuk keni për ta gjetur dot personin që keni ëndërruar. Në punë do jeni super të motivuar dhe të lirë për të bërë çdo gjë që dëshironi. Organizimi i kohëve të fundit do ua bëjë çdo gjë shumë më të lehtë. Saturni do jetë planeti që do ndikojë shumë negativisht tek të ardhurat duke i bërë ato më të dobëta se kurrë më parë. Bëni shumë kujdes. /dritare.net