Dashi
Mundohuni të mos i lini gjërat e sotme për nesër sepse keni për të pasur probleme, Mundohuni gjithmonë të kontrolloni edhe nervat e të mos e lini veten pas dore. Nëse jeni në një lidhje përkëdhelni dhe shprehjani dashurinë atij që keni në krah sepse përndryshe ai mund t'iu ikë nga duart dhe do vuani mjaft më pas. Duhet te mendoni edhe ta surprizoni në ndonjë moment. Ju beqarët do jeni entuziastë gjatë gjithë kohës dhe gati edhe për aventura kalimtare. Rëndësi ka që ju të ndiheni mirë. Në punë vërtet do lodheni e do stresoheni, por keni për të arritur atje ku e keni ëndërruar aq shumë. Të ardhurat do jenë mjaft inkurajuese dhe nuk do keni për çfarë të qaheni.
Demi
Sot do e shihni botën me ngjyra dhe do jeni në humor të shkëlqyer. Për çdo gjë do negocioni dhe problemet do i zgjidhni me qetësi. Pas një periudhe jo shume të begatë për ju të dashuruarit, sot gjërat do fillojnë të përmirësohen dhe shpesh do ndiheni të lumtur. Ndjenjat shprehini sa më shumë që të mundeni. Nëse jeni beqarë do keni një ditë të qetë dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Sipas Dritare.net, në punë ju do keni nevojë për të tjerët po aq sa dhe ata për ju prandaj do bashkëpunoni gjithë kohës. Në planin financiar do jetë një ditë me fat dhe me shumë përmirësime. Do ndiheni të qetë gjatë gjithë kohës dhe nuk do ju dridhet dora kur të shpenzoni.
Binjakët
Gjithçka ka për t'iu ecur më së miri sot dhe do merrni frymë lirisht. Çdo çast do jetë fantastik. Ju që jeni në një lidhje dashurohuni si ta ndjeni dhe mos mendoni aspak për të ardhmen apo për mendimet e të tjerëve. Është jeta juaj dhe duhet ta jetoni ashtu si ta mendoni. Nëse jeni beqarë do tregoheni impulsive dhe ka rrezik te bëjnë disa gabime. Në punë do iu jepen disa detyra të reja. Mos u çudisni për asgjë, por shikoni me kujdes çdo gjë dhe mendoni si të arrini më shpejt përfundimin. Buxheti do jetë paksa delikat. Do shpenzoni pa u menduar dhe në një moment situata mund të pësojë disa tronditje.
Gaforrja
Dielli dhe Hëna do jenë në kundërshti me njëra-tjetrën sot dhe do sjellin probleme. Shpesh do e keni të vështirë të menaxhoni situatat stresuese. Për ju të dashuruarit kjo ka për të qenë një ditë e mbushur me vështirësi. Herë pas here mund të debatoni ashpër me atë që keni në krah. Nëse jeni ende beqarë do jeni me shumë fat në dashuri dhe do realizoni takimin tuaj të ëndrrave. Për ju çdo gjë ka për të qenë me ndryshe tani e tutje. Në punë asgjë nuk do jetë e lehtë, por me pak iniciativë dhe krijimtari mund t'ia dilni. Të paktën tentoni. Mërkuri do ju sjellë fat në planin financiar dhe buxheti ka për të qenë shumë i mirë.
Luani
Sot do zgjidheni me humor të shkëlqyer dhe do doni të bëni gjëra të mëdha. Për të mos pasur pengesa ecni me plane dhe mendohuni mirë. Ju të dashuruarit do i keni shumë të qarta idetë dhe do bëni të pamundurën që ta ndryshoni për mirë marrëdhënien që keni. Edhe partneri do përgatisë surpriza të këndshme. Ju beqarët do jeni të vendosur të kërkoni persona me të cilët te filloni lidhje serioze dhe mundësitë nuk do mungojnë. Në punë fati nuk do jetë me ju kështu që duhet të bëni dyfish përpjekje për t'ia dalë. Buxheti do jetë goxha i mirë kështu që nuk do keni për çfarë të merakoseni.
Virgjëresha
Sot do jeni më të motivuar dhe më optimistë kështu që çdo gjë do ju shkojë më së miri. Nëse jeni në një lidhje dhe keni pasur debate të forta së fundmi do arrini t'i zgjidhni ato një e nga një dhe do ndiheni më të qetë. Të ardhmen do e shihni me më shumë optimizëm. Ju beqarët mund të keni edhe dashuri me shikim të parë, por historitë që mund të filloni nuk do jenë shumë afatgjata. Në punë do iu jepet një detyrë e re falë së cilës do jeni më të pavarur dhe në një hierarki më të lartë. Në planin financiar do jeni më të matur dhe do arrini t'i zgjidhni të gjitha problemet që keni pasur.
Peshorja
Priten goxha ndryshime pozitive sot për të gjithë. Situatat e paqëndrueshme nuk do jenë më pjesë e jetës tuaj. Nëse jeni në një lidhje gjërat do ju përmirësohen akoma më shumë. Do ndiheni mjaft mirë në çdo moment dhe të bekuar që keni ne krah një person të mrekullueshëm. Ju beqarët duhet të reflektoni disa here para se të hidhni hapa të rëndësishme pasi jo të gjithë janë ashtu si duken. Sipas Dritare.net, në punë më në fund do merrni drejtimin e duhur dhe keni për të arritur shumë më lart nga sa mendonit. Financat do jenë të kënaqshme, kështu që mund t'iu lejohet edhe ndonjë investim.
Akrepi
Duke kërkuar me ngulm autonomi dhe plotësim dëshirash mund të keni probleme sot. Për ju të dashuruarit kjo do jetë një ditë e vështirë. Për shumë gjëra nuk do merreni vesh me atë që keni në krah, madje edhe kur ta kuptoni që do e keni gabim, nuk do e ulni hundën. Ju beqarët do dini gjithmonë si të joshni dhe shumë gjëra do ju ndryshojnë brenda disa orëve. Në punë, disa zënka me kolegët do ua përkeqësojnë situatën. Nuk do keni më dëshirë për të ecur përpara. Financat do jenë shumë më të kënaqshme dhe investimet që do kryeni nuk do e turbullojnë aspak situatën.
Shigjetari
Hëna do ju nxitë të veproni gjatë kësaj dite dhe do i përshpejtoni disi gjërat. Në disa momente mund të ketë edhe trazira. Nëse jeni në një lidhje mos e kundërshtoni për çdo gjë atë që keni në krah sepse mund t'iu dalin probleme të mëdha më pas. Mundohuni që për çdo gjë të jeni sa më të logjikshëm. Ju beqarët nuk do jeni shumë durim dhe mund të hidhni hapa për të cilat do pendoheni brenda pak orësh. Në punë do mundoheni gjithë kohës të arrini qëllimet edhe duke përdorur mënyrë aspak të këndshme çka mund t'iu bëjë të dukeni keq para shefave. Financat nuk do jenë të mira kështu që duhet të jeni të kujdesshëm kur të shpenzoni.
Bricjapi
Hëna dhe Jupiteri do kujdesen që t'ua bëjnë jetën edhe më të bukur gjatë kësaj dite. Logjika dhe durimi do jenë pikat tuaja më të forta. Nëse jeni në një lidhje do keni një ditë shumë të mirë dhe marrëdhënia me partnerin do përmirësohet ndjeshëm. Mund të kaloni edhe disa çaste romantike në mbrëmje. Nëse jeni beqarë do keni plot takime dhe disa persona do ju duken shumë interesantë prandaj nuk duhen lënë t'iu ikin nga duart. Në punë rrjedha do ju çojë në drejtimin e duhur dhe do hidhni më shumë hapa para në karriere. Financat do konsolidohen tej mase dhe nuk do keni për çfarë të ankoheni.
Ujori
Tensioni do fillojë të shuhet sot dhe pas mesditës do ndiheni shumë më të qetë nga më parë. Nëse keni një lidhje do jeni në humor shumë të mire dhe gati t'ia plotësoni të gjitha tekat partnerit. Çdo çast ka për të qenë i mrekullueshëm. Ju beqarët do ndihmoheni nga Merkuri, i cili do iu japë shtysën e duhur për ta ndryshuar statusin. Në punë do ketë ndryshime aq të mëdha saqë ndonjëherë nuk do ju besohet se jeni në realitet. Disa kolegë do ua bëjnë gjërat edhe më të lehta. Në planin financiar do jetë një ditë me fat dhe nuk do e keni aspak të vështirë të kryeni të gjitha shpenzimet e domosdoshme.
Peshqit
Sot shumë nga idetë dhe mendimet tuaja nuk do mund të pranohen dhe keni për të pasur edhe probleme e mërzitje. Nëse jeni në një lidhje ka mundësi që ta lini pas dore partnerin tuaj dhe dikush tjetër do ua rrëmbejë nga duart. Nëse jeni beqarë nuk do doni për asnjë çast ta ndryshoni statusin tuaj edhe pse në fakt mundësitë që do iu jepen do jenë te jashtëzakonshme. Në punë asgjë nuk ka për t'iu shkuar si keni menduar dhe në shumë momente do mendoni të hiqni dorë nga gjithçka. Financat do arrini t'i mbani gjithë kohës nën kontroll kështu që në këtë sektor nuk do keni për çfarë të qaheni. /dritare.net