
Dashi
Nëse doni që gjërat t'iu ecin sa më mirë sot duhet të veproni dhe jo të prisni e të prisni momentin e duhur. Edhe po gabuat të paktën do mësoni diçka. Nëse jeni në një lidhje mos mendoni se jeta juaj në çift është e shkëlqyer dhe asgjë nuk mund ta prishë ambientin e krijuar. Tregohuni pak më dyshues dhe do e shihni që gjërat do shkojnë akoma më mirë. Nëse jeni vetë, do futeni në një etapë të re me perspektiva të reja. Venusi do iu bëjë më tërheqës dhe më joshës. Në punë do kaloni sfida goxha të vështira, por motivimi nuk do ju mungojë. Mbështetja e kolegëve do jetë vërtet e çmuar. Marsi do iu nxitë të shmangni shpenzimet e mëdha. Nëse do iu duhet të bëni investime bëjini me kujdes.
Demi
Nëse nuk doni të keni probleme serioze më mirë mbylleni gojën sot dhe lerini të tjerët të flasin. Dëgjoni mirë, reflkektoni dhe mendohuni çfarë do thoni më pas. Nëse keni një lidhje është më mirë të qëndroni pak larg partnerit për të shmangur debatet e konfliktet. Telefonojuni miqve dhe dilni me ta për të humbur mendjen. Sipas Dritare.net, nëse jeni beqarë dhe po kërkonit një takim me dikë interesant sot kjo do të ndodhë. Përgatituni shpirtërisht. Në punë gjithçka do shkojë si duhet. Për ekonomistet dhe tregtarët do jetë dite me shumë fat. Një udhëtim i shkurtër mund t’iu ndihmojë edhe në realizimin e një projekti. Për sa iu përket financave do mund të përfitoni nga një trashëgimi.
Binjakët
Jupiteri dhe Mërkuri do bëhen aleatë gjatë kësaj dite dhe do ju nxitin të jeni më të logjikshëm. Do kërkoni të kuptoni gjithçka dhe jo të gjykoni. Nëse keni një lidhje, Venusi do iu ndihmojë të zgjidhni keqkuptimet që keni pasur me partnerin. Në tërësi pas mesdite atmosfera do jetë më e ngrohtë. Përfitoni për t’i shprehur më tepër ndjenjat. Një takim i papritur do ua ndryshojë jetën ju beqarëve. Mos e lini këtë mundësi t’iu ikë nga duart, por as mos mendoni të hidhni hapa të mëdhenj. Në punë do ketë ndryshime të papritura në favorin tuaj. Përfitoni sa më tepër për të treguar se kush jeni dhe sa vleni. Buxheti duhet pasur më tepër nën kujdes. Reflektoni dhe gjeni mënyrën e duhur për të përmirësuar situatën.
Gaforrja
Sot do jeni të gatshëm të bëni çdo gjë për të ndryshuar rutinën dhe me pak mund do ja dilni. Pasditja do jetë edhe më e privilegjuar për të marrë vendime. Ju që jeni në një lidhje do kaloni momente romantike me partnerin dhe do ndiheni shumë të lumtur. Nuk do iu mungojë as liria e as pavarësia. Ju beqarëve do iu jepet mundësia për të njohur dikë interesant. Mos e lini t’iu ikë nga duart sepse do të pendoheni. Në punë ka ardhur koha të vendosni pak rregull dhe të zgjidhni disa probleme të lëna pezull. Nëse i kaloni këto, gjithçka do shkojë për mrekulli. Do keni mbështetjen e miqve për gjithçka. Marsi do influencojë në sektorin financiar. Do bëni shumë shpenzime dhe për pasoje buxheti do dobësohet.
Luani
Nëse doni të flisni mendohuni mirë para se të shpreheni në mënyrë që mos thoni gjëra të kota apo që mund të dëmtojnë të tjerët. Nëse keni një lidhje, si ju ashtu edhe partneri do tregoheni tolerantë. Do flisni për ato që keni kaluar dhe për të ardhmen së bashku. Mos bëni shumë plane, por merrini gjërat si t’iu vijnë. Ju beqarët do joshni pa pushim. Mundësitë për takime do jenë të shumta, por nuk duhet të nxitoheni për asnjë arsye. Në punë gjithçka do shkojë mirë. Përfitoni nga kjo ditë për të qenë më të pavarur dhe pse jo të kërkoni një punë më të mirë. Me financat tregohuni më vigjilentë dhe mos shpenzoni kuturu nëse nuk doni të keni probleme.
Virgjëresha
Gjatë kësaj dite do ju mungojë disi motivimi, por me kalimin e orëve do gjeni një burim tjetër energjie. Nëse jeni në një lidhje, mëngjesi do jetë pak i ftohtë dhe të dy palët do jeni të vrenjtur. Humori do ju rikthehet pas mesditës dhe mbrëmja do jetë akoma më e nxehtë. Nëse jeni beqarë do keni fatin të takoheni me persona të rinj, por do i bini me shkelma. Nuk do dini si të flisni me personat që do takoni dhe do bëni gabime që do i largojnë ata menjëherë. Në punë do ndiheni herë pas here të bllokuar, por nuk do e humbisni asnjë moment optimizmin. Në planin financiar do jeni të detyruar të ruani ekuilibrin.
Peshorja
Venusi dhe Hëna do ua zgjerojnë diapazonin gjatë kësaj dite. Po të jeni edhe më diplomatë e të sinqertë do jetë edhe më mirë. Me Marsin, planetin e dëshirës dhe seksualitetit, kjo ka për të qenë një ditë e mrekullueshme për ju që keni një lidhje. Sensualiteti juaj do të rizgjohet dhe do joshni më tepër. Edhe për ju beqarët do jetë një ditë mjaft e mirë. Do keni takime, por duhet thjesht të jeni më të hapur. Nëse në punë keni gjëra për të thënë bëjeni sot sepse nuk do pendoheni. Gjeni vetëm mënyrën më të mirë për t'u shprehur. Sipas Dritare.net, me financat duhet të veproni me largpamësi. Pritet të jete një ditë me fat nga e cila mund të përfitoni për të bërë ndonjë investim të vogël.
Akrepi
Për shkak të pozicionimit jo të mirë të Diellit në qiellin tuaj, sot do bëheni agresivë kur të keni rivalitet të fortë sidomos në planin profesional. Nëse jeni në një lidhje, marrëdhënia me partnerin nuk do shkojë ashtu si duhet dhe mund të keni edhe mosmarrëveshje. Mundohuni t’i rregulloni gjërat në mënyrë që ai që keni pranë mos shkojë tek dikush tjetër. Hëna dhe Dielli do të bëhen aleatë për t’iu plotësuar ju beqarëve ëndrrat e mëdha. Dashuroni dhe do ndiheni të dashuruar. Në punë gjërat nuk kanë për të shkuar aq mirë sa ju keni menduar e sidomos nëse ushtroni aktivitetin në fusha strategjike. Financat nuk do jenë aspak të mira kështu që bëni kujdes.
Shigjetari
Nën ndikimin e madh të Mërkurit sot do doni që gjithçka t'iu ecë sipas planeve. Mungesa e korrektësisë nuk ju pëlqen aspak dhe mund t'iu ngrejë nervat. Nëse keni një lidhje, jeta sentimentale do iu ecë shumë mirë. Do jeni të rrethuar nga bashkëpunimi dhe sensualiteti. Gabimi i vetëm që nuk duhet të bëni është të kërkoni pafundësisht gjëra nga ai që keni në krah. Ju beqarëve do iu dalë dikush para syve dhe do iu propozojë papritur. Mendohuni mirë para se të thoni jo sepse ai mund të jetë personi i duhur. Në punë do arrini rezultate të shkëlqyera, sidomos nëse do e lini pas frikën nga ndryshimet dhe do modernizoni metodat tuaja të punës. Financat do jenë shumë të dobëta.
Bricjapi
Planetët do ua bëjnë ditën të bukur sot dhe do ju mbajnë larg telasheve. Bëni atë që do ndieni në çdo moment. Falë influencës së Venusit ju të dashuruarit do mund ta shijoni deri në fund lumturinë. Do ndryshoni edhe rutinën dhe do filloni ta programoni me qetësi të ardhmen. Për ju beqarët do jetë një ditë goxha e përshtatshme për takime. Papritur mund të bini edhe në dashuri me shikim të parë. Me thënë të drejtës askush nuk do jetë indiferent ndaj sharmit tuaj. Në pune do merrni frytet e përpjekjeve të mëdha e të lodhshme. Do nisni një projekt të ri dhe do e dini shumë mirë rrugën që duhet të ndiqni. Buxheti do përmirësohet dhe ju do ndiheni edhe më të qetë.
Ujori
Më në fund do i zgjidhni të gjitha problemet gjatë kësaj dite dhe gjërat do funksionojnë më së miri. Nëse keni një lidhje do futeni në një fazë të re. Marrëdhënia me partnerin do ketë goxha përmirësime kështu që mundohuni të përfitoni sa të mundni. Për ju beqarët dita do jetë mjaft e favorshme dhe e mbushur me premtime. Do jetë gabim i pafalshëm nëse ju nuk përfitoni deri në maksimum. Në punë do ndiheni të aftë të bëni çdo gjë, megjithatë mirë është të mos e neglizhoni kundërshtarin. Për shkak të investimeve të mira që keni bërë më parë të ardhurat do të rritin. Në këtë mënyrë do zgjidhni edhe një problem.
Peshqit
Meditimi dhe durimi do ju ndihmojnë të kaloni çdo sfidë që do iu dalë para sot. Nëse do iu duhet të nënshkruani kontrata apo të hidhni hapa të mëdha mirë është të pyesni edhe të afërmit. Saturni do ndikojë në jetën në çift dhe do iu ndihmojë ta kaloni më lehtë krizën që ka filluar. Mos u bëni shumë kërkues dhe të paduruar. Ruani gjakftohtësinë që të mos përsëriten zënkat. Ju beqarët nuk do keni fat në dashuri, por gjithsesi nuk duhet ta humbin shpresën. Në punë do jeni goxha të ngarkuar kështu që përgatituni edhe për më shumë lodhje se zakonisht. Marsi dhe Mërkuri do e ekuilibrojnë buxhetin dhe financat do kenë rritje të konsiderueshme. /dritare.net

















