
Dashi
Gjatë kësaj dite nuk do ju mungojë aspak kreativiteti, por do e keni paksa të vështirë t’i shprehni ato që do mendoni. Imuniteti do jetë i mirë dhe energjia nuk do iu mungojë. Bëni edhe pak kujdes me ushqimin dhe shëndeti nuk do ketë shqetësime. Sektori i financave, falë ndikimit të Neptunit, do fillojë të normalizohet goxha. Do ndiheni shumë herë më të qetë kur të shpenzoni.
Demi
Gjatë kësaj dite mund të jeni shpesh në mëdyshje dhe jo të bindur për hapat që duhet të hidhni. Edhe pse do jeni pak të lodhur dhe përgjumësh, Urani do iu ndihmojë të keni një shëndet të mirë. Sipas Dritare.net, ju femrat mund të keni ndonjë shqetësim të vogël gjinekologjik, por që do kalojë shpejt. Në planin financiar duhet të bëni shumë kufizime që gjendja të mbetet e mirë.
Binjakët
Sot do keni aftësinë të përshtateni me gjithçka dhe do dini si t’i përdorni si duhet aftësitë që keni. Energjia nuk do iu mungojë asnjë moment dhe nuk do e ndieni lodhjen. Shtoni konsumimin e frutave dhe perimeve. Në planin financiar do jeni tej mase të logjikshëm dhe nuk do ju dalin aspak probleme.
Gaforrja
Marsi dhe Mërkuri do bëjnë që jeta juaj sot të jetë e jashtëzakonshme. Do buzëqeshni edhe më shumë nga më parë. Gjendja shëndetësore do jetë e shkëlqyer. Edhe nëse kohët e fundit keni pasur shqetësime do të shëroheni tërësisht. Financat do dini si t'i menaxhoni me shumë kujdes dhe gjendja nuk do ketë asnjë lloj problemi. Ka mundësi që shumë shpejt të keni edhe përmirësime.
Luani
Dashuria dhe financat duhen pasur më shumë në vëmendje gjatë kësaj dite. Shëndeti do ketë disa shqetësime. Kujdes nga viruset e stinës dhe nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Buxheti nuk do jetë i shkëlqyer, por i mjaftueshëm për të kryer të gjitha investimet e menduara.
Virgjëresha
Dita e sotme do jete paksa delikate për ju kështu që mirë është të mos nxitoheni për asgjë. Rezistenca fizike dhe ajo morale do jetë e mirë. Nëse në momente të caktuara ndiheni më të lodhur pushoni nga pak. Financat mund të kenë disa përmirësime për shkak te përmbylljes me sukses të një projekti të madh.
Peshorja
Dita e sotme do jete e mrekullueshme për të gjithë. Emocionet kanë për të qenë në çdo moment të forta. Sipas Dritare.net, shëndeti në përgjithësi nuk do jetë i keq, por nga pasditja do ndiheni pak nervozë. Qetësohuni dhe pini ndonjë çaj kamomili. Gjendja financiare nuk do jetë ashtu si e prisnit kështu që kujdes me çdo shpenzim që do kryeni.
Akrepi
Gjatë kësaj dite bëni atë që do ndieni dhe keni për të dalë të fituar. Në përgjithësi edhe shëndeti nuk do jetë problematik, por ju nuk duhet të abuzoni me lodhjen dhe ushqimin. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme, prandaj mundohuni të shmangni sa më shumë transaksionet e pamenduara.
Shigjetari
Gjatë kësaj dite, nën ndikimin e Mërkurit dhe Marsit, do jeni në vendin e duhur në momentin e duhur. Falë Venusit, shëndeti nuk do përbëjë asnjë problem. Nëse doni të humbni në peshë duhet të frenoni ëmbëlsirat dhe pijet me gaz. Në planin financiar duhet ta kontrolloni veten sepse në të kundërt mund t'iu dalin goxha probleme.
Bricjapi
Sot nuk do jeni aspak nën presion përkundrazi do i hidhni hapat me ngadalë dhe me siguri. Shëndeti do jetë i mirë, por do iu bëhet fiksim që keni dicka. Kontrollohuni tek mjeku që ta vërtetoni këtë. Në planin financiar do dini gjithë kohës si t'i menaxhoni të ardhurat prandaj nuk do keni probleme.
Ujori
Gjatë kësaj dite nuk do jeni shumë në humor dhe sado të përpiqeni nuk do jeni pozitivë. Shëndeti do jetë i mirë, por ju nuk duhet të shkoni në limitet e lodhjes sepse do vuani pasojat. Në planin financiar duhet të bëni kujdes me gjithçka sepse çdo gjest i gabuar sot mund te shkatërrojë edhe të ardhmen.
Peshqit
Ka mundësi që në disa momente t’iu dalin të papritura që do e tensionojnë situatën dhe do sjellin konflikte. Shëndeti do ketë disa shqetësime të vogla. Merrni masat dhe bëni pak aktivitet fizik. Buxheti do fillojë të normalizohet dalëngadalë, por kjo nuk do të thotë që të përfitoni nga kjo për të shpenzuar pafund. /dritare.net

















