Dashi
Për fat të mirë karakteri juaj do ndryshojë sot. Do jeni më të gëzuar, më në humor dhe do reflektoni para se të veproni. Venusi do e mbrojë jetën tuaj sentimentale nëse jeni në një lidhje. Komunikimi dhe bashkëpunimi do mbizotërojë gjate gjithë kohës dhe mund të merrni edhe vendime të rëndësishme për të ardhmen. Për ju beqarët nuk do jetë e pamundur gjetja e dashurisë së madhe. Do e keni pranë, por duhet të përqendroheni që ta gjeni. Në punë do keni ndryshime pozitive. Kur nuk i sforcon gjërat ndonjëherë dalin shumë më mirë. Mos prisni më për të filluar edhe një projekt më të madh. Financat nuk do jenë të mira, kështu që mos rrezikoni.
Demi
Marsi do sjellë tension në jetën tuaj sot dhe nuk do ndiheni aspak të qetë. Herë pas here do keni edhe frikë të thoni atë që mendoni. Ju të dashuruarit mos luani me ndjenjat e partnerit tuaj sepse do dilni të humbur dhe do vuani. Nga ana tjetër mos kërkoni as të keni pushtet mbi të. Ju beqarët nuk do jeni aspak të sigurt për atë që doni prandaj do bëni mirë të mos fillonin asnjë lloj angazhimi. Sipas Dritare.net, në punë do bëni mirë të punoni në grupo sepse vetëm nuk do mund t’ia dilni dot. Kolegët do ju ndihmojnë edhe të shprehni mendimet përveçse do ju bëhen krah për realizimin e objektivave. Financat nuk do jenë të këqija, megjithatë yjet këshillojnë më tepër maturi me shpenzimet. Mbrojeni veten sa të mundeni.
Binjakët
Do jeni shumë misteriozë gjatë kësaj dite dhe shumë do duan t’iu qëndrojnë afër për t’iu zbuluar. Jeta sociale ka për të qenë shumë më e mirë nga sa kishit menduar. Ju të dashuruarit nuk do jeni shumë të privilegjuar. Debatet do jenë të njëpasnjëshme dhe nuk do ndiheni të qetë. Nëse jeni beqarë duhet të shmangin me çdo kusht personat e shenjës së Binjakëve dhe të Luanit. Do vuanin nëse do afroheni me ta sepse keni shumë gjëra të kundërta. Në punë do bëni çdo gjë që të keni në dorë për të mësuar gjëra të reja për profesionin dhe për të shpalosur çdo njohuri që keni. Të ardhurat do përmirësohen falë një shume të papritur që mund të merrni nga një punë e kryer më parë.
Gaforrja
Edhe pse shumë do mundohen t’iu prishin planet gjatë kësaj dite nuk do ja dalin dot. Pa u munduar shumë do arrini të ruani një klimë të ngrohtë. Nëse jeni në një lidhje do e thelloni edhe më tepër marrëdhënien tuaj. Të nxitur nga planetët do tregoheni më të gatshëm të bëni lëshime dhe do toleroni. Nga ana tjetër, ju beqarët do keni mundësi të fillojnë lidhje të bazuara tek përputhja intelektuale dhe tek ajo shpirtërore. Një periudhë më e bukur pritet të fillojë për ju. Në punë do jeni gjatë gjithë kohës dinamikë dhe të vendosur për të ecur përpara. Në planin financiar situata do marre drejtimin e duhur dhe nuk pritet të keni probleme serioze për disa kohë.
Luani
Falë ndikimit pozitiv të Hënës dhe të Venusit dot do jeni më të gatshëm për t’u përshtatur me situatat që do ju vijnë dhe do i vini në pah talentet që keni. Bashkëpunimi në çift do mbizotërojë në jetën tuaj në çift. Do i sqaroni mosmarrëveshjet e vogla që keni pasur më parë dhe do ndiheni më të qetë. Pritet një e ardhme më e mirë. Për sa iu përket ju beqarëve duhet thënë se mund të hidhni hapat e para drejt krijimit të një lidhjeje me një person të shenjës së Demit ose Akrepit. Në punë ambienti do jetë paksa më delikat. Do përballeni jo vetëm me sfida të vështira, por edhe me rivalitet të fortë. Financat do jenë të qëndrueshme dhe nuk priten probleme.
Virgjëresha
Gjatë kësaj dite do doni t’i shihni gjërat që t’i besoni. Nëse jeni në një lidhje do kaloni një ditë delikate dhe të mbushur me debate. Do keni vështirësi, kështu që merrni masa nëse nuk doni të shkoni në ndarje. Ju beqarët nuk do jeni aspak të privilegjuar nga yjet dhe nuk do e gjejnë as sot personin që po kërkoni. Në punë shpeshherë do ju duket sikur të gjithë do mundohen t’iu prishin planet dhe në disa raste mund të debatoni. Mirë është të mendoni vetëm për planet që keni bërë, të shihni para dhe të mos e ktheni kokën pas. Në planin financiar çdo gjë do kthehet në favorin tuaj. Mund të filloni edhe një projekt fitimprurës.
Peshorja
Nëse keni kohë që keni menduar të hidhni hapa në ndonjë fushë të jetës, përfitoni ta bëni sot sepse do jetë momenti më i përshtatshëm. Nuk do jeni aspak të shpërqendruar. Për ju të dashuruarit do jetë ditë e qetë dhe pa probleme. Do tregoheni të matur me fjalët dhe nuk do i mbani asnjë të fshehtë atij që keni në krah. Nëse jeni beqarë nuk do e ndieni aspak vetminë edhe pse nuk do keni një të dashur. Miqtë do iu bëjnë të ndiheni më së miri dhe do e kuptoni se jeni me fat që i keni. Sipas Dritare.net, në pune do jetë një ditë goxha efikase. Do ndërmerrni edhe projekte të reja mjaft interesante. Në planin financiar duhet sa më shumë maturi. Vendimet e mëdha lërini për më vonë.
Akrepi
Në disa momente do ndiheni edhe të pasigurtë për të ardhmen gjatë kësaj dite, por një këshillë e një miku do ju ndryshojë tërësisht mënyrën e të menduarit. Dashuria për ju çiftet do shkojë më mirë sesa e mendonit. Do ndiheni shpesh si mbi re. Konfigurimi i yjeve për jetën sentimentale të ju beqarëve do jetë shumë pozitiv. Mundësitë për të krijuar një lidhje serioze do shumëfishohen, por e keni ju në dorë te përfitoni ose jo. Në punë disa kolegë mund t’iu sfidojnë fort. Mos u ndalni asnjë minutë sepse ju i keni të gjitha mundësitë për të dalë fitimtarë. Në planin financiar gjërat do ecin më së miri. Nuk do keni për çfarë të shqetësoheni.
Shigjetari
Gjatë kësaj dite nuk do ju pëlqejë për asnjë moment vetmia dhe do doni të argëtoheni e të jeni në lëvizje. Planetët në fakt do ju mbështesin fort. Jeta juaj në çift do jetë mjaft e animuar dhe e këndshme. Do bashkëpunoni për gjithçka dhe do e respektoni mendimin e tjetrit. Nëse vazhdoni në këtë rrugë shumë shpejt do shkoni në martesë. Ju beqarët nuk do jeni shumë të favorizuar në dashuri kështu që do bënin mirë të prisnin pak. Në punë do ndiheni shumë më energjikë se më parë dhe nuk do ju trembë asgjë. Ambienti dhe rrethanat do jenë shumë të përshtatshme për të arritur atë që doni. Në planin financiar do përballeni me probleme të mëdha. Bëni kujdes.
Bricjapi
Ditë e gjatë meditimi do jetë kjo e sotmja. Do jeni edhe më praktikë në çdo fushë kështu që gjërat do ju ecin më mirë. Për të dashuruarit dita do jetë goxha premtuese dhe dëshira për të qëndruar me partnerin do shtohet akoma më tepër. Do e dëgjojini me vëmendje tjetrin dhe do zgjidhni edhe ndonjë mosmarrëveshje të vogël që keni pasur. Ju beqarët do ndihmoheni nga planetët dhe do jeni tej mase romantikë. Jeta juaj do ndryshojë pas takimit me një person atëherë kur nuk e presin. Në punë do keni aftësinë dhe durimin për të përballuar çdo lloj sfide që do iu dalë para. Edhe me kolegët do e përmirësoni goxha marrëdhënien dhe kjo do jetë një gjë goxha e favorshme. Financat do bëni mirë t’i menaxhoni me më shumë kujdes se më parë sepse përndryshe gjërat do ju ndërlikohen.
Ujori
Do i refuzoni ftesat e dyshimta gjatë kësaj dite dhe do mundoheni të bëni çdo gjë me maturi. Do arrini në kompromis për çdo gjë. Jupiteri do jetë planeti që do e influencojë më së shumti jetën tuaj në çift. Do kaloni momente të ngrohta dhe sensuale me atë që keni në krah. Nëse jeni beqarë dhe doni të krijoni sa më shpejt një lidhje, mos qëndroni të mbyllur e shtëpi, por dilni sa të mundni nëpër vende me shumë njerëz. Në punë ka ardhur koha të veproni. Falë mbështetjes së Marsit do keni të gjitha mundësitë për të arritur atje ku doni. Në plani financiar do keni fat. Përfitoni për të kryer investimet e menduara sepse më vonë nuk do mundeni dot
Peshqit
Gjatë gjithë kësaj dite do doni të bëni ato që do ndieni dhe do përjetoni ndjesi të papërjetuara më parë. Ju të dashuruarit do jeni shumë në qejf dhe do përjetoni emocione të papërshkrueshme kur të jeni pranë partnerit. Ai do tregohet i gatshëm t’ua plotësojë dëshirat në mënyrë që ju të ndiheni sa më mirë. Nëse jeni beqarë duhet të dilni nëpër takime, por jo të vendosni shpejt e shpejt të krijoni një lidhje. Në pune kjo ditë do jetë paksa delikate. Flisni me takt dhe mos bëni asgjë pa u menduar mirë edhe për të ardhmen. Sektori i financave do jetë i privilegjuar. Nuk pritet asnjë problem në këtë fushë kështu që do ndiheni të qetë kur të shpenzoni. /dritare.net