
Dashi
Yjet do i keni në favorin tuaj gjatë kësaj dite, por duhet të bëni pak kujdes me mënyrën e të folurit. Ka ardhur momenti që të kujdeseni më shumë për ushqimin dhe gjumin. Nëse i mbani ato në ekuilibër nuk do keni asnjë shqetësim me shëndetin. Për financat ka për të qenë një ditë goxha e vështirë dhe stresuese. Bëni kujdes!
Demi
Frika nuk e shmang rrezikun kështu që sot duhet të keni më shumë besim dhe të jeni fillimisht të ndershëm me veten tuaj. Dielli, Merkuri dhe Urani do të bëhen bashkë dhe do iu sjellin shëndet të mirë. Nëse pini duhan mundohuni ta pakësoni sa më shumë. Sipas Dritare.net, në planin financiar Plutoni do ju shtyjë të tentoni të fitoni para me mënyra të shpejta. Kujdes sepse po gabuat mund të humbni më shumë sesa të fitoni.
Binjakët
Gjatë kësaj dite ka rrezik që gjërat t’iu ecin keq. Do mërziteni shpesh dhe mund të ndiheni të pafuqishëm për të vepruar. Mos abuzoni me ushqimet e yndyrshme sepse do keni shumë probleme shëndetësore. Konsumoni më tepër fruta dhe perime. Në planin financiar duhet të jeni sa më vigjilentë që të mundeni sepse vetëm kështu do shmangni problemet.
Gaforrja
Gjatë kësaj dite optimizmi do ju pushtojë gjatë gjithë kohës dhe buzëqeshja do mbizotërojë në çdo çast. Në përgjithësi shëndeti do jetë i mirë, gjithsesi ju duhet të vazhdoni të tregoni kujdes për veten. Në planin financiar gjendja do vijë duke u përmirësuar. Sido që të jetë shpenzimet duhet të vazhdoni ende t'i kryeni me maturi.
Luani
Ka mundësi t’i shihni gjërat me një sy tjetër sot dhe kjo do ju sjellë goxha probleme. Mundohuni të ndryshoni pa iu ndërlikuar gjërat shumë. Shëndeti do ketë probleme. Kujdesuni pak më tepër që të rikuperoheni sa më shpejt. Flini sa duhet. Sektori i financave ka për të mbetur i qëndrueshëm. Do dini mirë si t'i organizoni të ardhurat.
Virgjëresha
Dielli dhe Saturni do bëhen bashkë gjatë kësaj dite për t’iu siguruar momente edhe më të këndshme. Do dini përherë si të veproni. Do jeni në formë shumë të mirë fizike. Buxheti nuk do jetë i keq, megjithatë që situata të mbetet e qëndrueshme duhet të tregoheni në çdo moment të matur dhe të kujdesshëm.
Peshorja
Gjatë kësaj dite do bëni mirë të dëgjoni instinktin pasi ai do ju çojë në rrugën e duhur. Do ju duhet të bëni zgjedhje goxha të rëndësishme. Me shëndetin duhet të bëni kujdes. Stomaku dhe zemra mund te kenë disa probleme të vogla. Gjithsesi qetësohuni dhe bëni kujdes me ushqimin. Sipas Dritare.net, buxheti do ketë përmirësime goxha të mëdha falë një trashëgimie ose falë një shpërblimi të majmë.
Akrepi
Pak nga pak do filloni të keni besim tek ata që ju rrethojnë gjatë kësaj dite dhe do i hidhni hapat më të sigurta. Gjendja shëndetësore do jetë paksa delikate. Flisni me një mjek dhe mos i lini gjërat pas dore. Sa më vonë aq më keq do jetë për ju. Në planin financiar nuk keni për të pasur asnjë lloj problemi, kështu që mund të jeni të qetë.
Shigjetari
Nuk do ju mungojë për asnjë çast realizmi gjatë kësaj dite dhe gjërat kanë për t’iu ecur më së miri. Shëndeti do mbrohet gjate gjithë kohës nga Plutoni dhe do jetë shumë i mirë. Edhe dhimbjet që keni pasur nuk do i ndjeni më. Buxheti do jetë disi më i kënaqshëm se më parë, megjithatë mirë është që të prisni edhe pak para se të bëni investime.
Bricjapi
Herë pas here do ndodheni në situata të vështira gjatë kësaj dite dhe do ndiheni në ankth për vendimet që duhet të merrni. Probleme shëndetësore nuk do ketë më si më parë. Do jeni të kujdesshëm për veten. Financat ka rrezik të përkeqësohen ndjeshëm për shkak të shpenzimeve të palogjikshme që do kryeni.
Ujori
Gjatë kësaj dite duhet të bëni përpjekje vërtet të mëdha për të shmangur tensionon dhe problemet në çdo fushë. Të shumtë janë planetët që do kujdesen për shëndetin tuaj. Do jeni plot energji dhe forcë. Buxhetin mbajeni nën kontroll sepse në të kundërt do keni probleme serioze.
Peshqit
Do keni temperament paksa të papërmbajtshëm gjatë kësaj dite, por do mundoheni ta keni çdo gjë në favorin tuaj. Me shëndetin nuk do keni shumë probleme, por mundohuni të tregoni pak më tepër kujdes për veten. Gjeni kohë edhe për t’u çlodhur. Në planin financiar do ju mbështesin mjaft të afërmit dhe situata do fillojë të normalizohet ndjeshëm. /dritare.net

















