
Dashi
Falë Venusit dhe Plutonit pasioni do rindizet flakë për ju gjatë kësaj dite. Do jeni shumë të kujdesshëm edhe me fjalët edhe me veprimet. Shëndeti do jetë më i mirë dhe problemet me gjumin do të mbarojnë. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme kështu që duhet të tregoheni të kujdesshëm me shpenzimet.
Demi
Sot do jeni gjithë kohës me këmbë në tokë dhe nuk do bëni aspak gabime. Shëndeti nuk do ketë probleme. Nëse vuani nga sëmundje kronike duhet të kërkoni metoda të reja kurimi. Sipas Dritare.net, për financat ka për të qenë një ditë goxha e vështirë. Mundohuni që në çdo moment të shpenzoni me kursim të madh.
Binjakët
Gjatë kësaj dite do ecni me argumente dhe ide të qarta prandaj nuk do ju dalin probleme. Shëndeti do ketë probleme të vogla. Shmangni pijet me gaz, ushqimin e tepruar, flini si duhet dhe kujdesuni për higjienën intime. Në planin financiar Saturni do ju bëjë të kujdesshëm dhe luftarakë për ta përmirësuar gjendjen.
Gaforrja
Gjatë kësaj dite do keni disa ide strikte dhe do bëni edhe sakrifica për t’i përmbushur gjithçka. Pas një periudhe jo shumë të mirë në planin shëndetësor do kujdeseni më tepër për veten dhe do gjeni kohë për t’u çlodhur. Për financat do përkujdeseni tej mase, kështu që gjendja do vazhdojë të mbetet e mirë.
Luani
Gjatë kësaj dite nuk do ketë aspak trazira në jetën tuaj përkundrazi do arrini të vendosni ekuilibrin në çdo gjë. Planetët do e mbrojnë gjatë gjithë kohës shëndetin. Ju vetëm frenoni pak ushqimin. Nëse doni që edhe buxheti të mbetet i mirë, bëjini me kujdes llogaritë para se të kryeni shpenzime.
Virgjëresha
Gjatë kësaj dite duhet t’i jepni guxim vetes dhe duhet të bëni çdo gjë që ju duket e arsyeshme. Jepini fund me konsumimin e tepruar të alkoolit dhe çokollatës sepse do iu sjellin probleme me shëndetin. Buxheti nuk do jetë i keq. Në çdo moment do ruani vetëkontrollin dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.
Peshorja
Gjatë kësaj dite do e keni shumë të lehtë të përshtateni me çdo gjë situatë dhe asgjë e keqe nuk do ju ndodhë. Sipas Dritare.net, shëndeti në përgjithësi do jetë i mirë. Kujdes mos e teproni me ushqimin sepse do keni probleme më vonë. Ndaj parave do jeni alergjikë dhe nuk mbani asnjë në xhep. Dijeni që shumë shpejt situata do përkeqësohet.
Akrepi
Keni ëndërruar gjëra të jashtëzakonshme gjatë kësaj dite, por në fakt dëshirat nuk do mund t’iu plotësohen. Edhe me shëndetin do tregoheni të matur dhe do jeni në formë të mirë. Falë Venusit, financat do jenë disi më të mira. Përfitoni për të bërë investimet më të domosdoshme dhe shlyeni edhe disa borxhe të vjetra.
Shigjetari
Gjatë kësaj dite mund të bëni edhe disa gabime në fusha të ndryshime, por do ju falin dhe gjithçka do kalojë pa probleme. Stresi do ndikojë jashtë mase tek shëndeti dhe mezi do e gjeni qetësinë. Çlodhuni sa më shumë të mundeni. Hëna do ketë ndikim të madh tek financat dhe do ju ndihmojë t'i zgjidhni edhe problemet që ju kishin dalë më herët.
Bricjapi
Për shkak të ndikimit të shumë planetëve në të njëjtën kohë, sot do e thoni hapur atë që në fakt duhet ta thoshit me diplomaci. Probleme shëndetësore nuk do keni megjithatë qetësoheni dhe relaksohuni herë pas here. Buxheti do përmirësohet falë një ndihme të madhe që do iu japin disa të afërm.
Ujori
Do jeni shumë sipërfaqësorë gjatë kësaj dite dhe në çdo çast do bëni gabime. Rezistenca fizike do jetë e mirë, por duhet të bëni kujdes me qarkullimin e gjakut. Beni edhe pak aktivitet fizik në shtëpi. Financat do jenë tej mase të trazuara. Shmangni çdo lloj investimi nëse nuk doni të mbeteni me duart bosh.
Peshqit
Saturni edhe sikur të mundohet nuk do arrijë dot t’ua ndërlikojë jetën. Çdo gjë do shkojë si e kishit menduar. Për sa i përket shëndetit duhet thënë se energjia nuk do iu mungojë aspak. Kujdes me nervozitetin sepse do iu sjellë mjaft probleme më vonë. Financat nuk do jenë aspak të këqija. Përfitoni për të bërë ndonjë investim të domosdoshëm. /dritare.net

















