
Dashi
Venusi do ua bëjë ditën më pasiononte sot. Do kujdeseni për çdo detaj dhe atmosfera do fillojë të ngrohet goxha. Për shëndetin mos e vrisni mendjen fare sepse do jeni në formë të shkëlqyer. Mund të konsumoni gjithçka që doni. Me financat duhet të bëni pak durim sepse gjendja nuk mund të përmirësohet aq shpejt sa ju do dëshironi.
Demi
Jo çdo gjë është ashtu si duket me shikim të parë dhe këtë do e vërtetoni sot. Saturni do ndikojë negativisht tek shëndeti. Bëni kujdes sepse mund të lindin probleme të rënda që do iu shqetësojnë. Merrni masa sidomos nëse jeni alergjikë. Sipas Dritare.net, me shpenzimet do jeni të pakujdesshëm dhe situata mund të marrë tatëpjetën.
Binjakët
Edhe pse do e nisni me frikë ditën e sotme, asgjë e keqe nuk ka për t’iu ndodhur. Përkundrazi mund të përjetoni edhe emocione të forta. Me shëndetin do keni probleme, por do e gjeni shumë shpejt ilaçin e duhur për t’u kuruar. Për financat Jupiteri do sjellë begati dhe vetëm të mira. Do jeni me shumë fat.
Gaforrja
Gjatë kësaj dite do keni ide shumë të sakta për atë çfarë doni të bëni në vazhdim. Vendosmëria do ju bëjë të arrini edhe më shumë. Shëndeti, falë ndikimit të shumë yjeve do jetë gjithë kohës i mbrojtur. Dinamizmi dhe energjia nuk do iu mungojë, por kujdes me ushqimet. Financat më në fund do i ekuilibroni dhe do jeni të qetë.
Luani
Gjatë kësaj dite do preferoni të flisni me të vërteta dhe do tregoni atë që ndieni e mendoni. . Shëndeti do jetë i shkëlqyer. Edhe nëse keni pasur probleme do e merrni veten më shpejt sesa mendonit. Buxhetin do e menaxhoni me shumë përkujdes dhe maturi dhe nuk do keni asnjë lloj problemi në këtë sektor.
Virgjëresha
Pesimizmi do ju pushtojë sot dhe nuk do ndiheni aspak mirë. Dielli do iu japë dinamizëm, por Mërkuri do sjellë nervozitet. Nëse ndiheni të lodhur çlodhuni dhe hani shëndetshëm. Vetëm kështu do ndiheni mirë. Për buxhetin do keni mbështetjen e të afërmve dhe miqve. Ata nuk do ju lënë asnjë moment në baltë.
Peshorja
Nuk do angazhoheni me asgjë gjatë kësaj dite dhe shumicën e kohës do jeni të ngrysur. Sipas Dritare.net, shëndeti do fillojë të përmirësohet. Do jeni plot energji dhe do e kaloni shumë lehtë edhe stresin që mund t’iu kapë. Me buxhetin duhet të jeni më të matur se kurdoherë, pasi çdo gabim mund t'iu çojë në katastrofë.
Akrepi
Do mbështetni gjithë kohës tek Venusi sot për të qenë më joshës dhe të dashur, por në fakt gjërat nuk do ju ecin shumë mirë. Edhe pse do keni disa probleme me frymëmarrjen dhe fryrjen e barkut do jeni optimistë dhe nuk do e lëshoni veten kollaj. Buxhetin do e keni më tepër nën kujdes, por gjithsesi situata ende nuk do stabilizohet sa duhet.
Shigjetari
Gjatë kësaj dite Marsi do ua bëjë gjërat më të lehta. Do keni durim dhe guxim për të vepruar. Marsi do e mbrojë shëndetin tuaj. Nuk do prekeni as nga viruset, as nga mikrobet dhe as nga stresi. Në planin financiar keni për të pasur surpriza të mrekullueshme që do ua mbushin zemrën me gëzim.
Bricjapi
Gjatë kësaj dite planetët do ua ndërlikojnë gjithçka. Asgjë nuk do ju ecë mirë. Shëndeti nuk do përbëjë problem përveç disa dhimbjeve të kokës apo lodhjes. Mos u shqetësoni sepse janë pasojë e motit. Në planin financiar duhet patjetër ta dyfishoni maturinë në mënyrë që të mos keni probleme.
Ujori
Jupiteri do sjellë më shumë fat gjatë kësaj dite dhe do ju bëjë të jeni shprehës e diplomatë të vërtetë. Marsi do iu japë energji dhe Jupiteri do iu mbrojë nga çdo sëmundje. Mos e teproni me ushqimin. Në planin financiar gjendja nuk do jetë e keqe, megjithatë po u treguat vigjilentë nuk do bëni keq.
Peshqit
Ditë me shumë aksion do jetë kjo e sotmja për ju kështu që përfitoni sa më shumë. Shëndeti do jetë i mirë, por ju nuk duhet të abuzoni me lodhjen sepse do keni pasoja më vonë. Buxheti do varet plotësisht nga mënyra sesi ju do silleni me paratë. Po shpenzuat kuturu gjendja do dobësohet tej mase. /dritare.net

















